• |
ide | kryesore

GP Emilia Romagna: triumf i Vinales mbi fatkeqësinë e Bagnaia, kryeson akoma Dovizioso

-Instant, Sport



Eshtë Yamaha e Maverick Vinales që fiton GP e Emilia Romagna në Misano. Piloti spanjoll përfundon garën para Suzukit të bashkëkombasit Joan Mir e KTM të Pol Espargaro. I pafat Francesco Bagnaia, pranë suksesit të parë në klasin mbretëreshë, por që rrëshqiti, duke u detyruar të tërhiqet 7 xhiron nga fundi. Tërhiqet edhe Valentino Rossi, i teti Dovizioso që arrin të mbajë kryesimin e klasifikimit në Botëror.

Maverick Vinales arrin më në fund të marrë shkallën e parë të podiumit, por më shumë debat prodhoi rrëshqitja në GP e Emilia Romagna è Francesco Bagnaia 7 xhiron nga fundi ndërsa drejtohej për nga suksesi i parë në MotoGP. Dëshpërim për pilotin dhe skuderinë Pramac që kishin ndjerë shijen e fitores, pas parakalimit të Vinales, të cilin e la prapa mbi 1.5 sekonda në kthesat e Misanos.

Mir e Pol Espargaro i dhanë ngjyrime iberike podiumit, por merita më e madhe i takon Fabio Quartararo. Piloti, në luftë për titullin Botëror me Andrea Dovizioson, nuk e ka kryer ‘long lap penalty’ që iu dha në xhiron e fundit dhe u penalizua me tre sekonda duke i lënë vendin e tretë KTM së Espargaro. I zbritur në vendin e katërt, El Diablo humbi kështu pikët e nevojshme për të kaluar në renditje Andrea Dovizioson, që mban kryesimin me një pikë avantazh ndaj Quartararo e tani edhe nga Vinales.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *