• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në plazh nga dy persona të maskuar (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në bregdetin romak, në Torvaianica. Dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri në mes të turmës së pushuesve.

sparatoria-2-5

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti, me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, tashmë i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.

20-124417-22-89

I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me ambulancë ajrore në spitalin San Camillo në Romë, shkruan gazeta panorama. Dy vrasësit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu