• |
ide | kryesore

Jlo dhe Maluma vijnë si protagonistë në film

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez, jo vetëm që do të festojë Ditën e Shën Valentinit me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, por edhe publikimin e komedisë së saj të re romantike, filmi “Marry Me”.

Filmi do të ketë një kast interesant me J Lo, këngëtarin Maluma dhe Owen Wilson. “Bëhet fjalë për një yll pop-i që përfundon duke u martuar me një fans të rastësishëm nga audienca”, u shpreh Lopez në fillim të këtij viti në The Tonight Shoë me Jimmy Fallon.Ajo martohet martohet me një mësues matematike nga audienca, i cili luhet nga Owen Wilson.”

Edhe Maluma ka një rol protagonist, si dashuria e Jennifer Lopez, përpara se ajo të martohej me fansin nga salla. “Unë bëra një album bashkë me këtë film, kështu që të gjitha këngët e përdorura do të jenë të reja, do të ketë muzikë të re me të, për mua është shumë emocionuese”, shtoi ajo. Mësohet se Jennifer Lopez do të ketë 6 deri në 8 këngë të reja, ndërsa Maluma 2 ose 3. “Marry Me”, do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *