• |
ide | kryesore

Justin Bieber nuk respekton distancën, heq maskën gjatë takimit me fansa

-Instant, Paparazzi, Slider



Ai sapo ka lancuar projektin e tij muzikor “Holy’ gjatë ditës së djeshme.

Një orë më pas, Justin Bieber kishte shkuar në West Hollywood për të takuar një grup të fansave të tij, shkruan Daily Mail. 26-vjeçari gjatë takimit me ta, ishte parë se nuk ka respektuar distancën shoqërore, ndërsa as maskë mbrojtëse nuk kishte vënë. Fillimisht ai e kishte një të tillë, por në të parë grumbullin e fansave, ai e largoi atë. Një numër i madh i adhuruesve të muzikës së tij janë parë me maskë, për shkak të parandalimit të COVID-19. Sidoqoftë, gjatë kësaj paraqitje ai është shfaqur me plot stil, teksa kishte kombinuar veshjen me ngjyrë të zezë e të bardhë.

Pasi u fotografua dhe kaloi kohë me ta, disa nga fansat filluan të vallëzonin nën tingujt e muzikës së tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *