• |
ide | kryesore

Juventus humb durimin: 17 milionë për të veshur Dzeko bardhezi

-Instant, Sport



Gjithcka mund të zgjidhet shumë shpejt, por në pritje të një lëvizje të De Laurentiis, Roma e Juventus duan të bëjnë kujdes. Cështja Milik-Dzeko për momentin nuk zhbllokohet. Bardhezinjtë, që duan ti japin sa më shpejt të jetë e mundur Pirlos një qendërsulmues, kanë vendosur të rrisin ofertën duke e cuar në 17 milionë euro për boshnjakun. Një shifër shumë e lartë për një lojtar që është 34 vjec. Verdhekuqtë janë të vendosur të pranojnë e të gjejnë një tjetër numër 9 për Fonsecan.

Klubi piemontez nuk dëshiron të mbërrijë të dielën e ardhshme kur të jetë Roma-Juve me cështjen Edin ende pezull. Për këtë motiv po përshpejtohet për ta mbyllur gjatë javës. Qendrimi i Dzeko në pankinë për gjithë ndeshjen me Veronën është sinjal i qartë se Roma e konsideron të larguar, edhe pse Fonseca është mudnuar të justifikohet “ishte një javë shumë e komlikuar për Dzeko, ndaj bëra këtë zgjedhje për ta ruajtur”.

Roma, e irrituar për pavendosmërinë e Milik, kërkon jo një por dy sulmues për të zëvendësuar një gjigant si Dzeko. Emra, për momentin, nuk ka. Flitet vetëm për Bustos të Telleres, datëlindja 1998.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *