Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës janë përditësuar të dhënat e fundit të pandemisë Covid-19. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë konfirmuar 61 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovëka arritur në 15.063 persona, ndërsa 613 është numri total i viktimave. Numri i të shëruarve mbetet i lartë, pasi 119 pacientë fituan betejën me COVID-19, këtë të dielë. Aktualisht numri i të shëruarve në total është 12.570 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.880.
Nga përditësimi është bërë me dije se Prishtina mban kryesimin me 19 të infektuar, ndjekur nga Prizreni, Fushë Kosova dhe Gjilani.