• |
ide | kryesore

Kriteret e reja për nominimet në Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider

Academy of Motion Picture Arts and Sciences, akademia që mbikëqyr ndarjen e çmimeve Oscar, njoftoi së fundmi standardet e reja për kategorinë “Best Picture” e cila njihet përgjithësisht si “Filmi më i mirë” dhe konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm i ceremonisë. Standardet e reja lidhen me “përfaqësimin dhe përfshirjen”.

Këto dy elementë të rëndësishëm do të hyjnë në fuqi në vitin 2024 dhe filmat duhet të plotësojnë dy ose katër udhëzime për t’u kualifikuar në kategorinë e “Best Picture”. Standardet përfshijnë përfaqësimin në ekran, temat, rrëfimet dhe kritere të tjera. Për të përmbushur standardin e përfaqësimit në ekran, të paktën një aktor, protagonist ose në rol dytësor, duhet t’i përkasë një grupi racor të caktuar, të jetë pjesë e komunitetit LGBTQ+, të përfaqësojë grupe si ata të njerëzve me nevoja të veçanta etj. “Ne besojmë se këto standarde të përfshirjes do të jenë një katalizator për ndryshimin thelbësor, afatgjatë në industrinë tonë,” thanë (via NBC News) presidenti i Akademisë, David Rudin dhe Drejtoresha Ekzekutive, Dawn Hudson.”


Ky ndryshim vjen fill pas #BlackLivesMatter, ndërkohë që pesë vite më parë, #OscarsSoWhite u bë hashtag i shpërndarë nëpër rrjete sociale për dy vite rresht dhe theksonte se asnjë aktor/e me ngjyrë nuk nominohet te kategoritë kryesore. Po kështu, në shkurt, Natalie Portman solli në vëmendje mungesën e regjisoreve gra në listën e nominimeve, duke qëndisur emrat e regjisoreve të njohura në pelerinën e zezë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu