• |
ide | kryesore

Mënyra e pazakontë për të mbështetur skuadrën: të gjithë në kishë me shallet e Këlnit

-Instant, Sport



Në Këln, duke parë pamundësinë për të shkuar në stadium, kanë gjetur mënyrën më të pazakontë për ta mbështetur skuadrën e për ta bërë të fitojë: tifozët kanë vendosur të shkojnë në kishë të tundnin shallet me muzikën kishtare në sfond… edhe pse sidoqoftë skuadra e tyre humbi.

Koln-Hoffenheim 2-3: një rezultat final i pamëshirshëm për vendasit, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje e ngushtë në shtëpi, gjë që është plotësisht e rikuperueshme me gjithë kampionatin përpara, por mbi të gjitha një humbje që erdhi pasi tifozët e Koln shkuan në kishë të luteshin…

Pikërisht kështu, stadiumet bosh ose me kapacitet të limituar për pandeminë, kishat plot, të paktën në Këln. Në stadium nuk mund të shkohet e shalli nuk mund të qendrojë në raft. Të gjithë në kishë atëherë, gjest besimi e pasioni, por pa rezultate të rëndësishme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *