• |
ide | kryesore

Ndërpreje energjie gjatë javës, OSHEE tregon zonat që do të kenë kufizime

Lajme, Të fundit



Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme. Shkak për këtë është bërë një remont i planifikuar në nënstacionin e uzinës Dinamo. Sipas njoftimit të OSHEE-së, energjia do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 nga data 21 deri në 25 shtator, ndërsa zonat që do të preken nga ky kufizim janë:

21 shtator

Pjesërisht në: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit.

22 shtator

Pjesërisht në: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator

Pjesërisht në: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht në: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator

Pjesërisht në: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *