• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Si nisi sherri me thika mes fqinjëve në Kavajë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Besnik Çelmeta nga Kavaja u masakrua 3 ditë më parë me thikë, shkelma dhe grushte në një lokal të këtij qyteti. Ai akuzoi se personi që e dhunoi duke e lënë të plagosur ishte Rizan Aliu që sipas policisë është shpallur në kërkim.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi pamjet dhe që akuzoi policinë se e ka fshehur ngjarjen. Sildi Çelmeta, nipi i Besnik Çelmetës i tha abcnews se shkak ishte bërë sjellja e Rizan Aliut që është fqinj me dajën e tij.

“Daja im e ka shtëpinë në katin e parë një pallati në Kavajë. Ngjitur me pallatin është vila e Rizan Aliut, i cili hedh plehrat, mbeturinat, por edhe jashtëqitjet e qenit. Daja im i thoshte çdo ditë që të mos e bënte më atë veprim, pasi ishte në katin e parë dhe gjithë era dhe gjithçka tjetër i kishte te dera.

Por Aliu vijonte në të njëjtën mënyrë. Një tjetër problem ishte kthyer edhe zhurma. Djali i dajës punon natën dhe ditën kur vinte për të fjetur gjumë, Rizan Aliu vrazhdonte të bënte punime orar pa orar duke u kthyer në shqetësim.

Ditën e ngjarjes, daja i shkoi në lokal Aliut dhe i tha serish, por ai e qëlloi dhe e masakroi me thikë. Policia e Kavajës thotë se e ka shpallur në kërkim por nuk e arreston. Si ka mundësi që nuk ndodh asgjë as me shtëpinë e tij, vilën që e ka pa leje, por edhe lokalin ku ndodhi ngjarja. Shteti duhet të reagojë” – tha nipi i të moshuarit të plagosur.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1707988146028752



7 Comments

  1. CARLO BOLJA BOLINO ,KOL SALLAKU,LORENC VANGJELI DHE YMER GELBAZA KELLIRA BY***LEPIRES TE EDI RAMES DHE ORGANIZATES thotë:

    VETEM KUR DOKTORI DHE QYTETARI DIGJITAL E PUBLIKUAN ,ATEHERE POLICIA REAGOJ ,SE E MBANIN TE FSHEHUR HAH,

  2. GJEJA QE ME IMPRESIONON ME SHUME ESHTE INDIFERENCA E NJEREZVE NE ATE BAR. SADO QE BRENDA BEHEJ KASAPANE, PASHALLARET RRININ DUKE PIRE KAFEN.
    O JU QIFSHA ROBT POPULL I MALLKUM MOS BOFSHI KURR HAJER

  3. Burg per killerin dhe sekuistrim prone , sepse acti ndodhi dhe u kry te lokali I tij . Se harrova dhe no more busines. Kshu shkohet ne West meqe keni 30 vjet qe thrrisni e dum Shqipnin si perendimi, go Head law

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *