• |
ide | kryesore

Pasojat e tërbimit natyror/dy viktima, një prej të cilëve shqiptar, nga goditja e ciklonit “Ianos”

Lajme, Planet



Dy persona, një prej të cilëve një fermer shqiptar, kanë vdekur dhe dy të tjerë janë raportuar të zhdukur, pasi stuhia e fuqishme mesdhetare goditi Greqinë. Mbas dëmeve të pallogaritshme në tre ishujt grekë: Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos, cikloni “Ianos” ka mbërritur në ishullin e Kretës, duke prekur më së shumti anën perëndimore të tij.

Erërat e forta me reshje shiu kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Rrugët janë kthyer në lumenj në shumë zona dhe energjia elektrike është ndërprerë pothuajse kudo. Sipas të dhënave të fundit, shërbimi zjarrfikës ka marrë mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa janë shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet. Të gjitha fluturimet dhe transportet tokësore janë anuluar dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë brenda.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka dërguar disa zyrtarë qeveritarë në zonat më të goditura në këtë rajon. Ekipet e shpëtimit raportohet se janë duke vazhduar kërkimet për viktima të tjera të mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *