• |
ide | kryesore

PD çon në SPAK kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, pasi ai ka lejuar ndërtimin e godinave në shtratin e lumit Drino.

Bashkë me Tërmet Peçin, PD-ja e përfaqësuar nga Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, ka akuzuar edhe Zamir Dedejn, që është drejtor i Zonave të Mbrojtura.

4 akuza i janë ngarkuar Peçit dhe Dedejt: Shpërdorim i detyrës, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike , vepra penale kundër mjedisit.

Sipas PD-së, ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre. Por Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalon kategorikisht këtë. Sipas PD-së, ato nuk mund të preken sipas interesave të zyrtarëve të korruptuar.



12 Comments

  1. Sipas PD apo sipas ligjit ?
    Kaq e vështirë qenka për të verifikuat nëse kjo shkelje është një akuzë sipas PD apo sipas ligjit ?

  2. Godine me shtrat te lumit ????? Nese PD mban juriste te tille me mire te mos i hyje asnje kallzimi se do hane gungen. Godine eshte buze rruge dhe lumi perdoret akoma si plazh nga te gjithe tepelenasit. Kjo eshte jo vetem e dukshme por mjafton te shkosh ne vend dhe e kupton qe keta mashtrojne……

    1. Godina eshte ne terrenin e ujit te ftohte ne Tepelene. Mos u genje nga fraza “Sipas PD-së” . Eshte normale qe ai qe akuzon flet ne emer te tij duke kerkuar zbatimin e ligjit. I perket PS te demostroje qe eshte brenda Ligjit ky nipi i kriminelit Shefqet Peci!

  3. Godina ka qene atje para se te lindete termeti ska pse te akuzon ate
    Sa per partita termeti eshte nje djal tepelenes qe nuk ka te beje me te kaluar en

    1. behet fjale kush i ka dhene leje..Mesa duket termeti i ka dhene leje e ka marre $$$. Termeti eshte me se krenar per paraardhesin e tij kriminel dhe vazhdon te mbeshtese ideologjine komuniste!

  4. Ai termeti I permetit ne te seems te vej po ketij te tepelenes ti rruajn topet te gjith se eshte njeri I persosur
    Sinqerisht tepelena eshte me fat qe ka nje djal te tiil

    1. Tepelensit e dijne me mire, mjafton te mos ngacmoje Zonat e Mrojtura Kombetare dhe mos shperdoroje fondet e Shtetit..Per te tjerat, si te doje!

  5. Me të vërtetë mendojnë disa se është bërë sipas ligjit????Pse kanë bërë këta kriminela ndonjë sipas ligjit?Po njohin ligj këta?Pse baballarët e këtyre vepruan sipas ligjit për 50 vjet?Akoma ka symbyllur që besojnë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *