• |
ide | kryesore

Policia jep detaje të reja për plagosjen me armë në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 45-vjeçarit Spartak Beqaraj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se autori është shtetasi me iniciale A.M 20 vjeç, i cili është ende në kërkim.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *