• |
ide | kryesore

Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“Njeriu i fortë i Shqipërisë Edi Rama ndonëse bërtet me të madhe se kërkon pranimin e vendit në Bashkimin Europian ruan një tis shantazhi në ajër: “nëse ju më mbyllni portat unë do të jem i detyruar të kthehem nga Ankaraja”. Kështu shkruan në numrin e fundit të saj, e përjavshmja franceze “Marianne” e cila i kushton një analizë të gjatë mardhënieve shqiptaro turke me titullin : “Nën sqetullën e vëllait të madh turk”.


Kopertina e Marianne ku kete jave u botua artikulli i gazetarit Ian Hamel (artikulli foto lart)


Natyrisht ashtu sikurse është bërë tashmë e zakonshme artikulli fillon me trafikun e drogës dhe me lojën e socialistëve për të gositur lazaratin për ta përhapur më pas këtë drogë në të gjithë vendin për përfitimet e tyre. Por ai bazohet tek roli neo-ottoman i Erdoganit mbi Shqipërinë. Ai thekson se kapitalet turke po investohen në ekonominë lokale dhe përmend bankën BKT, Eagle mobil dhe Albtelekom si dhe miniera, shkolla, spitale hidocentrale e natyrisht, Air Albania.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

“Ky neo ottomanizëm ekonomik shoqërohet nga një diplomaci aktive fetare” shkruan Marianne e cila përmend ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan që po ndërtohet në qendër të Tiranës me 4 minare dhe që kushton 40 milionë euro të financuara nga vëllai i madh turk. Artikulli nuk harron të kujtojë se Erdogan që  hiqet si “protektori i komuniteteve turke në Ballkan vuri gurin e parë të kësaj ndërtese, që do të nxërë 5 mijë besimtarë, gjatë inagurimit të saj në 2015 në Tiranë”. Sipas revistës kjo është pjesë e një strategjie pjesë e së cilës janë fondacione bamirëse dhe shkolla fetare që janë shumë pranë AKP (partisë në pushtet në Ankara).

“Në rast se do të përmbyset bota…”/ Rama: Fola me Erdoganin, kemi ndihmën e garantuar

“Përballë gjithë kësaj bujarie, kryeministri Edi Rama, i lindur në një familje katolike, nuk e ka vrarë shumë mendjen për të ekstraduar antarët e lëvizjes fetare të Gylenit që kur ky i fundit u bë armiku i presidentit turk” shkruan e përjavshmja franceze.

Revista që përmend rastin e Saimir Tahirit dhe të kryebashkiakëve të kriminalizuar mbështet tezën e pallateve që qëndrojnë bosh sepse janë ngritur për të pastruar paratë e drogës. Por e një ton ironik ajo e mbyll artikullin me historinë e tërmetit për të cilin u premtuan shumë ndihma nga jashtë, por vetëm ato turke kanë mbërritur.

Permblodhi nga Marianne/©Lapsi.al

17 Comments

  1. EDHE HASHIM THACI JA SHITI ELETROKOSOVEN TURKUT PER ASGJE VETEM PER TE FITUAR LEKET FSHEHURAZI NGA ERDOGANI thotë:

    BRAVO STAFI I LAPSI.al JENI PORTALI ME I LEXUAR DHE PELQYER NE TROJET SHQIPTARE

  2. Jetojme ne nje sistem qe ka per baze ekonomine e tregut, dhe ekonomia e tregut mirepret çdo investim ekonomik qe vjen pa paragjykime. Gazeta permend xhamine e madhe por nuk ze fare ne goje miljonat e eurove te derdhura vend e pa vend ne objekte kulti nga katoliket e ortodoksit. Po te behet nje bilanc do dali qe investimet per kultin e krishtere jane shume ma teper se sa jane nevojat per ushtrimin e fese te krishtere ne shqiperi. Evropa premton shume, e nuk i permbahet premtimeve, Ne qofte se kujtojne qe shqiptaret do bejne harakirin jane budadhenje. Turqit realisht jane stabel ne investimet ekonomike e per kete duhet falenderuar.

    1. t’ka perfundu noi lek ne xhep nga turqit apo nga kristianet e europes, apo budistet ???

      i kap shuli i gjate me shokt e vet, s’perfundo gjo ke robt se s’ka shtet e drejtesi…

      nderto shtet i here, masanej duket pesha e lekut te jashtem

  3. I dola boja neper Evrope karit, por na qiti bojen edhe neve, se na barazojne me kete monster bastarde bolshevike!

  4. Boja ju ka dale qe kur u vu bythqiri Sali Vicidoli kryeminister mer idiot Edi Rama vetem permiresoi dukshem imazhin e Shqiperise dhe luan nje diplomaci perfekte per Shqiperine

  5. Franca eshte ajo e cila eshte pengesa kryesore pse nuk i hap negociatat BE-ja ME SHQIP[ERINE. SADO ANTITURQI QE TE DUKEN TRUKOFOBET, FRANCA NUK I DON SHQIPTARET PARA SERBEVE, GREKEVE DHE RUSEVE FRANCA ESHTE ALEATE E FSHEHTE E RUSISE NE BE DHE ALEATJA STRATEGJIKE E SERBISE DHE GREQISE.

  6. Kaloi një çerek shekulli (25 vite) nga nata e 21 shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e falsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra.

    Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIK-un famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

    Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga çdo funksion.

  7. Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat. Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka. Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

  8. I plasi trapi ramazonit e lalsdromsit se cfare shkruhet andej ketej. Rendesi ka pushteti te jete i paprekshen dhe milionat e zgrapsura te garantuara. Kur qeverise dele eshte kollaj fare i thoni nipçes makraron dhe teze merkeles.

  9. Po me mire me Turkun se me ja fale serbise me Damir Fazlliç dhe Grekut me detin apo Sala . Luli. Iliri jane patriota keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu