• |
ide | kryesore

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është partnere strategjike

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se mes tyre liderët kanë biseduar për një bashkëpunimin dypalësh, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, presidenti Thaçi i është referuar Turqisë si një partnere strategjike.

“Turqia ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera kreu i shteti kosovar.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i partisë “Aleanca Kosova e Re”, Behgjet Pacolli. Ditë më parë, pas arritjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ambasada turke në Prishtinë reagoi, duke thënë se Turqia e kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.



3 Comments

  1. “GABIM” , Kryeministri Rama I SHQIPERISE dhe Presidenti THACI I KOSOVES para se te vizitojne Turqine per temat e bisedmit duhet t’u marrin leje turkofobeve

  2. Ndaj nje mut prgjysem, qe te dy! Ky plehuu taci nuk po di ku te kapet pas tradhtise qe i ka bere vellezerve te tije shqiptare beshke me qenin edver! Funderrina tradhetare!

  3. Po keta kosovaret sikur kane A-mer-ik-en partnere strategjike. Dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen gjithesesi eshte vertetuar se Amerika kur nuk ka interesa te shet dhe te le ne balte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *