• |
ide | kryesore

Vdes në klinikë private 39-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, ndjekje penale për mjekun dhe infermieren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private, në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë filluar procedimin penal.

Policia deklaron se po ndiqen penalisht në gjendje të lirë mjeku dhe një infermiere e klinikës, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas së re, nënë e dy fëmijëve. Materialet për hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *