• |
ide | kryesore

Vidal mbërrin tek Inter: të hënën vizitat mjekësore e firma

-Instant, Sport



Antonio Conte mund të gëzohet, telenovela Arturo Vidal është vërtetë në episodin e fundit. Pas javësh lajmërimesh e pastaj mohimesh, mundësia që i lejon Inter të blejë kilenin nga Barcelona është kompletuar: Godin do të përfundojë tek Cagliari, ndërsa mesfushori pritet në Milano në mbrëmje ndërsa nesër do të kryejë vizitat mjekësore para firmës mbi kontratën e re dy vjecare prej 6 milionë euro në sezon. Për katalanasit një milion euro plus bonus.

Akordi me Godin, zgjidhje konsensuale e kontratës me një dalje të mirë, lehtëson klubin nga një rrogë e rëndë e kështu ka ardhur edhe aprovimi i Suning për blerjen e Vidal, pedinë që Conte e kërkonte në zikaltër që vitin e kaluar. Dje situata është përshpejtuar në takimin me Barcelonën, që kërkonte një pagesë më të madhe në krahasim me 500.000 euro të ofruar nga Inter, në fund është gjetur akordi.

Ndërkohë kileni është stërvitur i diferencuar, pjesërisht larg nga Ciutad Deportiva me përgatitësin e tij atletik e pjesërisht në qendrën sportive të Barcelonës së bashku me shokët e skuadrës: me shumë mundësi do të jetë titullar që në ndeshjen kundër Fiorentinës të shtunën e ardhshme. Vidal ka “prenotuar” edhe fanellën me numër 22 që mbante tek Barcelona, por shpreson gjithnjë të rimarrë numrin 8, në rast të shitjes së Vecinos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *