• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e dytë në Ligue 1 pa Neymar: Psg likuidon Nice 3-0

-Instant, Sport, Video



Suksesi i dytë radhazi në Ligue 1 për Psg pas fillimit të keq të kampionatit. Formacioni i Tuchel likuidon në transfertë Nice, duke e mundur 3-0. Mbappé fitoi dhe transformoi penalltinë që zhbllokoi ndeshjen në të 38’; në fund të pjesës së parë Di Maria shtyu në rrjetë topin e kthyer nga grushtimi i portierit kundërshtar në goditjen e Mbappe, ndërsa në pjesën e dytë Marquinhos mbylli llogaritë me një goditje me kokë.

Pas fitores së vështirë në shtëpi me Metz, Psg gjen sukesin e dytë radhazi në kampionat, duke arritur në kuotën e 6 pikëve pikërisht Nice. Pa Neymar të skualifikuar, është dashur një shpërthim i Mbappé që Psg të marrë avantazhin. Francezi depërtoi nga e majta në të 38’, duke u penguar brenda zonës nga Thuram-Ulien. Nga pika e bardhë sulmuesi francez nuk gaboi, duke i lehtësuar punën kryeqytetasve. Pak para pushimit, pas një shtylle të Herrera, parisienët dyfishojnë: aksion personal i mrekullueshëm i Mbappé, goditja e të cilit u grushtua nga Benitez, që nuk mund të bënte asgjë ndaj Di Marias që e gjeti topin përpara me portën bosh.

Nice e rifilloi ndeshjen me bindje dhe me goditjen me kokë të Gouiri la të kuptonte se mund të ishte një pjesë e dytë interesante. Vendasit në fakt meritonin të paktën të rihapnin ndeshjen, sepse në të 54’ Atal impenjoi seriozisht Navas, që devijoi në kënd me majën e gishtave të majtën e tij potente. Psg shtoi ritmin dhe Icardi goditi shtyllën, përpara se në të 66’ të vinte goli që vulosi ndeshjen: goditje dënimi e Di Marias e goditje me kokë e Marquinhos. Ndeshja mbyllet këtu dhe PSG kthehet të frikësojë Ligue 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *