• |
ide | kryesore

Video/ Portieri fundos Lampard: me 10 lojtarë Chelsea nuk përballon dot Liverpool

-Instant, F1, Sport, Video



Fluturon me pikë të plota Liverpool i Jurgen Klopp, që në pjesën e dytë zhjidhi një ndeshje aspak të lehtë në Stamford Bridge, duke ndryshuar ritëm e duke mundur në mënyrë të pakundërshtueshme një Chelsea ku problemet nuk duken të pakta. Lampard i beson në fillim blerjeve të reja: Havertz e Werner. Por Liverpool rrezikoi i pari me Wijnaldum e pastaj me Firmino, i bllokuar në linjë nga Christensen, në topin që Salah i kishte rrëmbyer Kepas. Nuk ishte në fakt gabimi i vetëm i ndeshjes për portierin bask. Ritmet mbetën të ulta e vetëm pas 30 minutash Werner shkoi në konkluzion duke shfrytëzuar një përplasje favorizuese me Fabinhon. Vetëm në të 45′ erdhi pika e kthesës së ndeshjes: Christensen si lojtar i fundit rrëzoi Mané në hyrje të zonës. Var konfirmoi goditjen e dënimit, por edhe kartonin e kuq për danezin.

Me një lojtar më pak, vështirësitë e Blues u rritën edhe më shumë në pjesën e dytë. Liverpool e kuptoi e, pas pesë minutash dominimi territorial, kaloi në avantazh: në të 50′ Salah e Firmino kombinuan me lehtësi dhe braziliani shërbeu i pashqetësuar në qendër për Mané që e shtyu topin në rrjetë. Nuk mbaroi me kaq, sepse Mané katër minuta më pas pa Kepan me topin në këmbë dhe e sulmoi. Portieri i Blues gaboi gjithcka e, në tentativë për të pasuar tek Jorginho, i dorëzoi topin senegalezit që kompletoi dyglëshin e tij në katër minuta.

Chelsea provoi të hynte në lojë dhe Werner i fitoi një penallti me dinakëri Thiago Alcantaras, në debutimin me fanellën e Reds. Nga pika e bardhë Jorginho nuk mashtroi dot Alisson, që gjeti krahun e duhur, duke ruajtur rezultatin 0-2. Blues u munduan të krijojnë, por mbeti një pasdite për tu harruar për Chelsea e ri të Lampard.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *