Ishin të shumta analizat që përpara dhe pas 4 shtatorit i mëshuan idesë se (e ashtuquajtura) marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë i interesonte më së shumti presidentit amerikan Donald Trump. Ekspertë dhe analistë thanë se Trump do ta përdorte atë copë letër si një trofe të arritjeve të tij në politikën e Jashtme.
Dhe Trump ashtu po bën.
Qëndrimin e tij Trump e shpalosi në një takim elektoral që zhvilloi të shtunën në qytezën e Fayetteville në Karolinën e Veriut.
Së pari sulmoi mediat se nuk i mbulonin siç duhet arritjet e tij. Gjithçka fillon në minutën 42.52 në videon më poshtë.
“Ju nuk e kuptoni, sepse nuk dini se çfarë po ndodh. Unë di saktësisht historinë e vërtetë. Dhe pastaj e shkruajnë duke e përkulur plotësisht të vërtetën, për ta bërë një gjë të mirë si një gjë të keqe. Si? A mund ta besoni, brenda një jave më nominuan, jo për një, por për dy çmime Nobel. Dhe ata (mediat) nuk e transmetuan këtë lajm. Obama e mori javën e tij të parë. Një grup shumë liberal dhe askush nuk e dinte për çfarë dreqin e fitoi. Edhe ai nuk e dinte. Pse e more? Nuk e di” – tha Trump.
Më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë e bën gjithçka edhe më teatrale.
“Shkova në shtëpi dhe i thashë Zonjës së Parë, “E dashur, kam lajme të mëdha sonte. Le të ndezim televizionin. Jam nominuar për çmimin Nobel për Paqe. Kjo është një gjë e madhe Zonja e Parë”.
Shkova në shtëpi dy ditë më vonë dhe i thashë sërish: “Zonjë e Parë, nuk do ta besosh. Përsëri u nderova. Çmimi Nobel. Këtë herë është Kosova ”. Izrael, Kosovë.
Unë thashë: “Zonjë e Parë, ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Le të ndezim televizionin. Kjo do të jetë e madhe. Kjo do të jetë e madhe sonte. Sapo u nderuam, kjo është e madhe. Nobel për paqen mund ta imagjinoni? Zonjë e Parë, le të ndezim televizionin. Le ta kthejmë te lajmet e rreme të NBC.
Dhe shoh që kemi një stuhi. “Mirë, Zonja e Parë, mos u shqetëso për këtë. Stuhia është e madhe. Ne jemi kujdesur për të. Në rregull Zonjë e Parë, mos u shqetëso për këtë. Do të jetë kronika tjetër, jam i sigurt. Është Çmimi Nobel për paqen” – tha Trump që marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e bën më të madhe se fundi i luftës.
“Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë, ata do të ndalojnë së vrari. Unë u thashë, miq, le të bashkohemi. Ata do ta kishin bërë atë për qindra vjet, sinqerisht, me emra të ndryshëm. Thashë, kjo është e mrekullueshme. Dhe me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin nënshkruam një marrëveshje me Izraelin. Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej.
Unë i thashë, “Në rregull, Zonjë e Parë, kjo nuk ishte lajm i parë në NBC, por mos u shqetëso. Kjo është një histori e madhe. Përmbytjet janë të mëdha. Pastaj ishte një lajm i dytë për diçka tjetër dhe pastaj lajmi i tyre i tretë kishte të bënte me diçka për mua. Nuk e di, diçka të keqe që kishin zbuluar.
Pastaj ishte një lajm i katërt dhe një i pestë dhe i gjashti. Unë i thashë: “Zonjë e Parë, jam pak në siklet. Mendova se do të bënim pak më mirë. Dhe pastaj ata dolën në ekran dhe thanë: “Natën e mirë”.
Dhe unë nuk dola në TV edhe pse kam marrë nominimin për Çmimin Nobel të Paqes. Dhe ata nuk e transmetuan atë. A e besoni se mbuluan dhe përmendën 5 çështje që nuk ishin asgjë, për 18 minuta. Dhe lajmi për Çmimin Nobel të Paqes, zero kohë për Presidentin Trump. Faleminderit shumë mediave të lajmeve të rreme. Ne e vlerësojmë atë. Dhe kur Obama e kuptoi çfarë ishte, titujt kryesorë ishin: “Presidenti Obama merr Çmimin Nobel” – tha Trump. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=e7mFGq_yca4
E po ma mire,se po ta jepnin lajmin edhe Ti s’do t’i besoje.Sepse sic e the NBC e lajmeve te rreme.
Pra ma mire per Ty.
Perfundimisht, ky eshte kar i lindur. Nuk ka asnje shprese per sherim.
O zot, ne dore te kujt ka mbetur politika boterore.
E ne duhet ti themi derrit daje, e degjojme brockulla nga keta.
E vertete eshte qe Obama tha nuk di pse ma dhane dhe askush sot nuk e di pse ia dhane. E vertete eshte qe eshte i pari president i SHBA qe ul ne tryeze Serbine pa kerkuar Rusine. Sipas Saliut sa here donte te nderhynte SHBA ata kerkonin edhe Rusine. Per me teper nenshkruan nje marreveshje qe sfidon politiken e jashtme te Ruseve ne disa aspekte. E vertete eshte qe asnje media nuk e dha lajmin per Nobelin. E vertete eshte qe Nobeli per trump eshte shume me i argumentuar sesa ai per Obamen, kryeministren e Myanmar, madje dhe Presidentin e Kolumbise. Hapat drejt paqes ne lindjen e mesme jane reale. Kush braktis tavolinen(Palestina) eshte i humbur dhe i lehteson punen te lekundurve. Kjo eshte urtesi i vjeter.
shko ore rrot kari mos na trego ne Trumpin,nje trap e gjysem dhe humor i njerzve kudo ne USA dhe ne bote
E pastaj se përdor Kosovën për qëllimet e tij elektorale.Kushdo e bën.Interesi i Kosovës është që të fitojë pozicion sa më të fortë ndaj Serbisë e në Ballkan.Të arrijë sa më shpejt aspiratat e saj Europiane.Problem i madh se i jep forcë kjo gjë.Po Biden ça bën??Shfrytëzon covid dhe afroamerikanët për të njëjtin qëllim!!!