• |
ide | kryesore

Vrau me thikë 33-vjeçarin në Durrës, arrestohet i riu

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Shtetasi Arbër Kotaj, 26 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë Dullën, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, pranë zonës së plepave. Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për parakalim dhe bllokim të rrugës. Autori ka qenë në furgon,  ndërsa viktima me makinë të vogël. Arbër Koti ka zbritur nga automjeti i tij, ka qëlluar Idajet Dullën me thikë dhe ka ikur menjëherë nga vendngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *