• |
ide | kryesore

Zjarret në Rrogozhinë shkrumbojnë ullinjtë shekullorë, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë

Lajme, Të fundit



Zjarret e rëna po kthehen në një problem shqetësues për fermerët në të gjithë vendin. Në bashkinë Rrogozhinë vatrat aktive kanë djegur me qindra hektarë  ullinj. Zjarri i fundit është raportuar mbrëmjen e të shtunës, në fshatin Sinaballaj.

Sipas banorëve, nga flakët janë shkrumbuar ulinj mbi 300-vjeçarë. Banorët e kësaj zone i friksohen më së shumti rishfaqjes se vatrave të reja pasi rrezikohen dhe banesat, sepse terreni është tejet i vështirë duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me forca zjarrfikëse. Edhe pse demi është shumë i madh,  deri më tani nuk ka shkuar askush nga institucionet përkatëse,  për të bërë verifikimin e nevojshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *