• |
ide | kryesore

As me të tallur, PS nuk mund ta propozonte këtë “hapje listash”

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Propozimi i PS-së për të hapur listat 100% është i barazvlefshëm me mashtrimet më të mëdha që Edi Rama ka bërë qysh prej kurse gjendet në politikë.

Ai mund të krahasohet me thirrjen që në PS të lulëzojnë fraksionet, të cilën e shndërroi pastaj në një parti ku për kryetarin nuk bëhen më as zgjedhje.

Ai mund të barabitet me përbetimet se kushtetuta nuk mund të ndryshohet më si në prillin e 2008-ës, që u bënë nul në këtë 30 korrik.

Në listën e gjatë me titull : “E hëngrët edhe këtë herë”, kjo lëvizje mund të qëndrojë denjësisht përkrah nismave për rishikimin e koncesioneve të oligarkëve të Saliut, zhdukjen e kanabisit duke sulmuar Lazaratin, moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë, ndalimin e importit të plehrave apo mbylljen e kazinove.

Lexo me tej:

Çfarë propozon PS/ Ironia me listat e hapura ku prapë vendos kryetari

Sepse në thelb, ajo përbën një tallje të madhe. Le ta shohim përse.

Socialistët vërtet depozituan në Këshillin Politik amendamentet e titulluara “për hapjen 100% të listave”, por falë tyre, në 25 prill, mund të rezultojë që të kemi një parlament ku asnjë prej deputetëve të mos jetë zgjedhur nga vota popullore, por të gjithë të jenë ata që kanë qenë të parët në preferencat e kryetarëve. Pra në një rast teorik, mund të ndodhë që në një qark si Kukësi, dikush që ka marrë 14 mijë vota të mbetet jashtë dhe dikush tjetër që ka marrë vetëm dhjetë të futet në parlament sepse shefi e ka vënë ndër të parët në listë.  

Burimi Mapo

E gjitha kjo mund të ndodhë sepse në mendësinë e rilindasve, zgjedhësit mund të entuziasmohen e të vënë një plus mbi x apo y që gjykojnë se janë të denjë për deputetë, por nëse këtë politikan të pëlqyer nga qytetarët, kryetari e ka vendosur në një vend jo fitues në listë, ai duhet të marrë më shumë vota se mesatarja e partisë, për ta ndryshuar fatin e tij. Pra në një zonë ekektorale si Shkodra, nëse Jozefina Topalli apo Ditmir Bushati (emrat janë të përzgjedhur rastësisht) merrnin personalisht mbi 10 mijë vota, ata nuk do të bëheshin deputetë nëse Basha dhe Rama nuk do t’i kishin qejf.

Ky pra është versioni i listave të hapura që propozon PS-ja.

Ai është tjejet idiotesk për t’u marrë seriozisht si ndryshim dhe aq më shumë diskreditues nëse ke parasysh fushatën që i parapriu për t’i dhënë vlerë votës së qytetarëve dhe për të respektuar atë që kërkon shumica e shqiptarëve.

Në këtë kuptim edhe idhtarët e listave të hapura, që po e kundërshtojnë atë sa për të larë gojën, nuk bëjnë asgjë më tepër sesa vetëdiskreditohen në sytë e publikut.

Sepse kjo është një shaka e rëndë, të cilën nuk mund ta tolerojnë edhe ata që thonë se rilindja nuk e ka seriozisht. Edhe për ata që besojnë se ky nuk është versioni përfundimtar, por Rama po e bën këtë për të tërhequr vëmendjen, për t’ia mbivendosur zhurmës për ndryshimet kushtetuese dhe ndalimin e koalicioneve, kjo duhet të përbëjë një vijë të kuqe, të pakapërcyeshme.

Sepse edhe sikur me shaka t’i ketë depozituar PS këto propozime, edhe kaq mjafton që kjo të jetë shumë e rëndë. Pasi është një tallje e padëgjuar të bësh fushatë se po ia lë në dorë popullit të zgjedhë deputetët dhe pastaj në parlament të mos përfundojë asnjë që është votuar nga zgjedhësit.  

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Mbasi i harxhuan te gjitha eksperimentet, kartalljet, dhunimet, grabitjet dhe manipulimet me kete tufe zgjedhesish, nuk ngelet vecse ky propozim i Birosë dhe shokeve e shoqeve heroina.
    Gjithsesi paniku eahte i madh!

  2. Me ne fund Bushati po i therret mendjes, megjithese me vonese, tani te shpresojme qe Lubonja dhe te tjeret ta bejne kete gje. E sulmuan Bashen pa te drejte dhe u genjyet nga shkrimet e mia dhe perbetimet e Rames!

  3. Po ç’pune ke ti me PSocialiste. Ti nuk je antar i PS , as simpatizant jo se jo . Te ha s…. kot kot , se mir per gojen qe veç llap e llap e llap e llap te rrin . Po shko dhe me merru me “Allenden albanese” qe te paguan mehme siç duket , se siç duket ti Andi Bushati , per PARANË jep dhe b….

  4. Po krye koqet e opozites se re qe u cane duke dhier ne breke ,per listat e hapura pse spo ndihen me ,apo u ngopen me tja marre Edit ne goje ,nje dite jo te larget ato pare qe kane marre nga Edvin droga ,qe jane paret e taksave tona ,do ti kthejne nje nga nje ,ku eshte Murrizi re Murrizi ujku Lushnjes ai ze kucedra ,lapangjozi me I madh I myzeqese qe mendonte dhe se zinte gjumi per popullin qe te kishte vetem lista te hapura,Kujtim Gjuheza ,etj bajgat e opozites se mutit kane rene ne mute dhe po rrine qete ,.

  5. Ne kete vend marrezia arrin kulmin. Ka akoma qenje (se eshte turp t’i quash njerez) qe jo vetrm besojne tek Rama, por edhe shkruajne pro Rames. Pra Rama i genjen, dicka jo fort e veshtire duke pare se kapaciteti i tyre intelektual nuk e kalon ate te primateve, por keto qenje nuk mund te rrine pa e treguar veten se jane nen nivelin e primateve dhe se iu duhen akoma shekuj per te arritur ne ate nivel (ndoshta disa mijra vite po te besosh ne teorine evolucioniste te Darvinit). Deshira e tyre e pangopshme per ta treguar mungesen e zhvillimit te lendes se perhime, e tejkalon sufllaqen e perditshme. Keta qenje, qe akoma jane ne fazen fillestare te majmuneve dhe jetojne ne maje te pemeve duke u ushqyer me lepirje bananeje, kane edhe guximin te shajne te tjeret shpellare. Natyrisht zhvillimi mendor i ketyre qenjeve nuk i le te kuptojne akoma se sa kane mbetur pas me evolucionin, por jo vetem kaq, por harrojne se jane bij dhe niper te atyre qe erdhen si lukuni nga malet ku ishin fshehur pasi iken gjermanet dhe nuk lane gje pa bere duke vjedhur, vrare, grabitur, tamam si kafshet e egra. Keta qenje qe veprojne mbi bazen e instikteve, nuk e kane per gje te levdojne Bazen p.sh. duke harruar se cfare ka thene per shefin e tyre. Apo te kalojne ne orgazem psiqike, kur shohin se si po ia rjepin lekuren ata te cileve iu bejne temena cdo dite. Perversiteti i ketyre qenjeve te kukton ate barcaleten e mvartesit te cilit shefi po i zmadhonte anusin dhe ky i thonte “Me fal shoku shef se te kam kthyèr shpinen”. Instikti prej qenjesh te gjalla, i ka egersuar se e ndjejne humbjen e rende qe do pesojne dhe kane frike se shefat e tyre do perfundojne ne ndonje IEVP, keshtuqe do e kene anusin te lire.

    1. O kari. Humans jane primate, gorrillas dhe shimpanzet jane primate….. lemurs jane primate. Ti me cpo lexoj me siper, hyn te grupi majmuneve.

      1. O ti i paemer qe e mban ate mikun ne dore dhe ne goje, dukesh qe je trashegintar i asaj lukunise se kafsheve qe zbriten nga malet kur iku gjermani. Po nje gje te ben kurioz, kaq shume te eshte hapur anusi dge nuk e kenaq dot shefin saqe te duhet ta mbasg ne goje tani?

  6. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

  7. Me shterojne idete kur lexoj komentin e shkelqyer qe ka bere AI si heq asnje presje ,vetem desha te shtoja qe primatet udhehiqen nga krye primat thiu Tao Tao.

    1. Plepi i Naqes, per mos ta lene vetem Tao Taon si paraprimat, a i shtojme edhe Lisen ne boten e cudirave? Apo ka rrezik se mos shtohen shume paraprimatet

  8. Asgje nuk kuptoj.
    Me mire ne koperative se ne dore te beut te ri.
    Bushat a do nderrohet gje?
    Edhe nje karamele te me japin une dhe fshati im do votojne ,jo me per 50 euro apo miell apo djath apo cfaredo.
    Shkulaku duhet te jete me serioz se duket si fukara I PS.

  9. Tao Tao mund te kuptohet se per here te pare shkoi ne plazh dhe pa detin ne moshen 26 vjec, por ai qe te shqeteson me paaftesine per te menduar, eshte Alfred Peza, i cili pasi ndertoi stadiumin me drita te Peqinit dhe binjakezoi skuadren e Peqinit me Lazion, nuk mjaftohet me faktin qe e qeshin te gjithe gomaret e Peqinit, por do qe te hyje ne librin Guiness per idiotlleqet qe flet. Lere pastaj diksionin e te folurit qe e ka sikur po gervisht llamarina. Forca Fredi, gomareve te Peqinit iu bashkuan edhe gomaret e Rrogozhines. Tani ne palmares te mungojne gomaret e Elbasanit dhe te Lushnjes

  10. YMER GELBAZA KELLIRA MOS SHKRUAJ KETU TE LAPSI .al SE PO E FELLIQ KETE PORTAL TE LEXUAR DHE PELQYER NE TROJET SHQIPTARE-IK SE PO TE PRET LAKURIQ BLEDI MANE thotë:

    BRAVO ANDI SI GJITHE HERE ,KAM FRIKE SE YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE PER EDI RAMEN,KU DO TE THOTE SE ZAHO ESHTE OSE I KUJTIM GJUZIT OSE BATON HAXHIUT,DHE PASTAJ SE ZAGAR TE DEL LAKURIQ SI ME RASTIN E GREG KRISTAQ RAMES KUR GENJEU ME DHA BERISHA

  11. Siurrno. Kur te behesh ti kryetar partije, mos u tall hic po boji si te doje bytha. Tani per tani merja ne goje atij qe te jep leket.

  12. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.

    1. “Eksperienca e këtyre 30 viteve” duhet të na mësojë që sistemet kriminale diktatoriale komuniste, janë një murtajë , një epidemi që qenka shumë e vështirë të shërohen në 30 vjet.
      Nuk ishte e rastit që Shqipëria me modelin më të egër kriminal diktatorial stalinist, diktaturën emveriste, ishte vendi i fundit në Europë që ju bashkua sistemit demokratik perëndimor.
      Pas 30 vitesh Shqipëria qeveriset nga biri i një skulptori që e harxhoi jetën duke i bërë portrete Enverit, e nipi i një antari byroje të PPSH , njeri nga më fanatikët e atij sistemi kriminal diktatorial.
      Qershia mbi tortë, është që si në asnjë vend të Europës, edhe lindore e jo më ato perëndimore, në krye të parlamentit shqiptar , kemi një ish ministër të mbrendshëm të diktaturës më të egër komuniste në Europë.
      Por a mund ta quajmë sot këtë qeveri e parlament një partiak, një diktaturë komuniste ?
      Vazhdojnë ta tundim flamurin e komunizmit për të pasu pranë vetes të gjithë trushpëlarët enveristë, por kanë ndërtuar një shtet diktatorial të kapitalizmit të mafies.
      Një trust gjigand shtetëror ku ligjin e bën mafia.
      Pra shqiptarët e ndershëm me gjykim normal , qoftë me bindje të djathta e qoftë të djathta, nuk duhej kuresesi që të votonin këtë sekt kriminal të PS, pasi kanë të bëjnë në të njejtën kohë me historinë e krimeve të diktaturës komuniste, e krimet e mafies kriminale të biznesit të paligjshëm.
      E dëgjoj shpesh të thuhet jo vetëm nga injorantë tru shpëlarë enveristë, por edhe nga ata që e quajnë veten “analistë” se “abuzime” me votën kanë bërë njëlloj të gjitha partitë politike në Shqipëri.
      Është krejtësisht e pa vërtetë.
      Kanë bërë ndoshta njëlloj abuzime në zgjedhje qytetarët e thjeshtë por kjo nuk rezulton e faktuar për krerët e partive.
      Si pikë krahasimi i abuzimeve në zgjedhje për Partinë demokratike, meren zgjedhjet e vitit 1996, pra katër vite pas përmbysjes së regjimit monopartiak enverist.
      Ndonëse në emigracion, atë vit isha në Shqipëri , pikërisht në kohën e zgjedhjeve për vizitë.
      Më kujtohet si sot, që takova në një kafene një mik të vjetër, familjarisht i persekutuar nga regjimi komunist, që ishte antar komisioni në një qendër zgjedhore.
      Më tregonte se duke parë në listat zgjedhore të PS, emrin e disa krerëve të ish PP e disa ish sigurimsë, që kishin çuar në vdekje babain e tij e kishin persekutuar ate e gjithë familjen e tij, kishte fshirë votat për PS.
      Pasi kisha 5 vjet që jetoja në një vend demokratik perëndimor , ky veprim i tij mu duk i shëmtuar dhe këtë ja thashë edhe atij.
      Përgjigja e tij :
      Po edhe ti je pothuajse njëlloj në historinë e familjes tënde. Nëse do të shihje në listë emrin e një krimineli që ka persekutuar për 47 vite familjen tënde, si do të veproje ?
      U zura ngushte e fillova të qesh.
      Krimet e haruara e të pandëshkuara janë shkaku që sot vazhdon “Eksperienca e 30 viteve të shkuara në Shqipëri “

  13. “Eksperienca e këtyre 30 viteve” duhet të na mësojë që sistemet kriminale diktatoriale komuniste, janë një murtajë , një epidemi që qenka shumë e vështirë të shërohen në 30 vjet.
    Nuk ishte e rastit që Shqipëria me modelin më të egër kriminal diktatorial stalinist, diktaturën emveriste, ishte vendi i fundit në Europë që ju bashkua sistemit demokratik perëndimor.
    Pas 30 vitesh Shqipëria qeveriset nga biri i një skulptori që e harxhoi jetën duke i bërë portrete Enverit, e nipi i një antari byroje të PPSH , njeri nga më fanatikët e atij sistemi kriminal diktatorial.
    Qershia mbi tortë, është që si në asnjë vend të Europës, edhe lindore e jo më ato perëndimore, në krye të parlamentit shqiptar , kemi një ish ministër të mbrendshëm të diktaturës më të egër komuniste në Europë.
    Por a mund ta quajmë sot këtë qeveri e parlament një partiak, një diktaturë komuniste ?
    Vazhdojnë ta tundim flamurin e komunizmit për të pasu pranë vetes të gjithë trushpëlarët enveristë, por kanë ndërtuar një shtet diktatorial të kapitalizmit të mafies.
    Një trust gjigand shtetëror ku ligjin e bën mafia.
    Pra shqiptarët e ndershëm me gjykim normal , qoftë me bindje të djathta e qoftë të djathta, nuk duhej kuresesi që të votonin këtë sekt kriminal të PS, pasi kanë të bëjnë në të njejtën kohë me historinë e krimeve të diktaturës komuniste, e krimet e mafies kriminale të biznesit të paligjshëm.
    E dëgjoj shpesh të thuhet jo vetëm nga injorantë tru shpëlarë enveristë, por edhe nga ata që e quajnë veten “analistë” se “abuzime” me votën kanë bërë njëlloj të gjitha partitë politike në Shqipëri.
    Është krejtësisht e pa vërtetë.
    Kanë bërë ndoshta njëlloj abuzime në zgjedhje qytetarët e thjeshtë por kjo nuk rezulton e faktuar për krerët e partive.
    Si pikë krahasimi i abuzimeve në zgjedhje për Partinë demokratike, meren zgjedhjet e vitit 1996, pra katër vite pas përmbysjes së regjimit monopartiak enverist.
    Ndonëse në emigracion, atë vit isha në Shqipëri , pikërisht në kohën e zgjedhjeve për vizitë.
    Më kujtohet si sot, që takova në një kafene një mik të vjetër, familjarisht i persekutuar nga regjimi komunist, që ishte antar komisioni në një qendër zgjedhore.
    Më tregonte se duke parë në listat zgjedhore të PS, emrin e disa krerëve të ish PP e disa ish sigurimsë, që kishin çuar në vdekje babain e tij e kishin persekutuar ate e gjithë familjen e tij, kishte fshirë votat për PS.
    Pasi kisha 5 vjet që jetoja në një vend demokratik perëndimor , ky veprim i tij mu duk i shëmtuar dhe këtë ja thashë edhe atij.
    Përgjigja e tij :
    Po edhe ti je pothuajse njëlloj në historinë e familjes tënde. Nëse do të shihje në listë emrin e një krimineli që ka persekutuar për 47 vite familjen tënde, si do të veproje ?
    U zura ngushte e fillova të qesh.
    Krimet e haruara e të pandëshkuara janë shkaku që sot vazhdon “Eksperienca e 30 viteve të shkuara në Shqipëri “

    1. Treni antikomunizmes e ka lone stacionin para nja 30vjetesh. E mori Saliu dhe e coi ne drejtim te paditur. Kto po ti thote njoni i persekutum nga te dy anet.
      Kur daja vogel vajti me kerku leket e burgut atje ku tani eshte ndertesa PDs, gjeti hetuesin e vet ne tavoline. Ai edhe une edhe pjesa me e madhe e fisit ikem te njerezit tone ne US dhe eshte gjeja me e mire qe kemi bere. Ne Shqiperi kemi njerez qe bene kariere ne kohe te PD, po ngelen papune dhe tani rrine tu u morre me pislliqe dhe tu i thone peqe lepe agait te radhes.
      Lere PS dhe pyet se kush ka qene ca nga exponentet e PD. Pyet per Rulin, per familjen e Palokes, per familjen e Gjates…. per salen se besoj te kesh nevoje me pyet.

  14. Te mundohesh te argumentosh se 1 + 1 bejne 421 mendoja se ishte utopike . Ndodhi dje ne emision Open . Aty pashe se sa larg ka shkuar “çmenduria” e rilinasve . Me erdhi keq per panelin qe mundoheshin ta kundershtonin kete idiot edhe pse ky faktikisht nje gur nje pus hodhi . Lerini keta te marre te rilindjes te mbyten ne marrezine e tyre kolektive . Ketu marrezia ka marre dhene , ketu injoranca bene inovatorin , ketu krimineli jep drejtesi , ketu …..ketu jemi ne vendin e çudirave . Jemi vendi me bixarre ne bote me klasen politike me bixarre qe eksziston . Shpetimi yne eshte largimi i kesaj klase politike qe me lugen bosh kerkon te ngop barkun e miliona njerezve dhe te teproje edhe per neser .

  15. Perfekt analize. Tallje per palaco opozite te emeruar te Murrizit e Hajdarit dhe per ca ambasadore dordoleca ne qarkullim.

  16. Ne 30 vjet vetem nje njeri ka vjedhur zgjedhjet ne shqiperi,1996,2009,2011 dhe ky quhet salih karaxhic berisha kryetari i klanit famekeq shqiptar-serbo malazez-kosova i quajtur Trusti i Geshtenjave qe shkatarruan vodhen pronen publike,vrasjet politike,veprimtaria ne drograt heroine kokaine canabis simboli i tyre Lazarati,thyerja e embargos duke derguar nafte e arme ne serbi,piramidat ku i vodhen ketij populli parane e gjakut te tyre,grushti i shtetit 1998 mbas vrasjes se Azemit nga ky Klan,te gjitha te dokumentuara,gerdeci dhe 21janari ku u vrane mbi 30 qytetar u plagosen 370 te tjere,prandaj o shpellkare mediatike beni nje analize ketyre pastaj vazhdoni te hani supen e salihut te qete

  17. Ipa emer i ores 18 0 6 se me duket se të ka qirë Adetokubo prandaj je i shëmtuar dhe dashuruar me ps e idiotëve të tao tao ve! Ja marsh te keqen të gjithë kombit shqiptar se ti sje gjë tjetër vetëm një zagar lëpirës kockash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *