• |
ide | kryesore

Berat/8 mësues dhe një polic janë konfirmuar pozitivë me Covid-19

Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së djeshme, 8 mësues dhe një polic janë prekur me COVID-19 në qytetin e Beratit. 8 arsimtarët e prekur janë nga shkolla “Ajet Xhindole” dhe “Shkolla e Mesme e Bashkuar Mbrakull“. Mësuesit janë karantinuar de fatmirësisht nuk kanë patur kontakte të afërta me kolegë të tjerë.  8 të infektuarit nuk janë zëvendësuar e për pasojë gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar mësimi në shumë klasa.

Ditën e dielë janë konfirmuar 9 raste me koronavirus, duke e ccuar totalin e të prekurve aktivë në këtë qytet në 116 persona. Dy persona nga Berati kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *