• |
ide | kryesore

Bilanci i dëmeve në Greqi, 3 viktima dhe shkatërrime të panumërta

Lajme, Planet



Greqia i është futur punës për të rindërtuar gjithë zonat e dëmtuara nga kalimi i cikloni mesdhetar Ianos. Në gjithë vendin janë raportuar 3 viktima.  Personi i fundit i gjetur i pa jetë, ishte një 62-vjeçar i cili u zu poshtë nga çatia e shtëpisë se tij, në Greqinë qendrore. Të shtunën u njoftuan dhe 2 viktima të tjera, një 42-vjeçare që u gjet pak metra larg makinës së saj dhe një bari me orgjinë shqiptare.

Autoritetet prej disa ditësh janë duke vijuar me operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat që u përfshinë nga moti i keq dhe po punohet për gjetjen e dy personave të tjerë që janë shpallur të zhdukur. Tashmë janë duke u zhvilluar kërkimet për të gjetur një grua 40-vjeçare e cila është zhdukur që dje. Ajo është një farmaciste, dhe makina e saj është gjetur e mbushur me baltë teksa po kthehej për në banesë.

Probleme të mëdha raportohen në prodhimet bujqësore. Fermerët nuk arritën të mbledhin dot prodhimin e tyre duke e konsideruar tanimë të humbur. Stuhia ka prekur kryesisht ishujt e Itakës, Zakqinthit, Lefkadhës e Kefaloniasë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *