• |
ide | kryesore

Bjellorusi/ Protesta masive, arrestohen dy fotografë dhe një gazetar

Lajme, Planet



Fotoreporteri i Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë, Uladz Hrydzin dhe fotografi i pavarur Alyaksandr Vasyukovich u dënuan me 11 ditë burg nga një gjykatë në Minsk më 16 shtator për “pjesëmarrje në një tubim të paautorizuar”.

Hrydzin, një fotograf fitues i disa çmimeve, korrespodent i Radios Evropa e Lirë në Minsk dhe Vasyukovich, u gjetën fajtorë për shkeljen e ligjit të Bjellorusisë për pjesëmarrje në tubime masive.

Të dy fotografët dhe një gazetar tjetër u arrestuan në një lokal në Minsk nga një grup njerëzish të veshur më 13 shtator, ditën kur dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin bjellorus për të protestuar kundër rezultateve zyrtare nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që i dhanë një fitore të madhe Alyaksandr Lukashenkas.

Derisa autoritetet e privuan nga akreditimi i tij më 29 gusht, Hrydzin kishte punuar për Shërbimin Bjellorus të REL-it, duke mbuluar valën e demonstratave anti-qeveritare që shpërthyen në netët e 9-10 gushtit, pasi Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet e konsideruara si të manipuluara.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *