• |
ide | kryesore

Britania e Madhe rrezikon të arrijë 50 mijë infektime në ditë, Franca mbushet me ‘zona të kuqe’

Lajme, Planet



Britania e Madhe rrezikon të arrijë në tetor në nivelin e 50 mijë infektimeve në ditë me COVID-19.

Kështu janë shprehur profesorët Patrick Vallance e Chris Whitty, këshilltarë të qeverisë së Boris Johnson, duke sqaruar nevojën e madhe të distancimit në të gjithë vendin, ku indeksi i infeksionit është i madh.

Edhe në Francë për shkak të emergjencave të krijuara nga COVID-19, më shumë se gjysma e departamenteve janë deklaruar “zona të kuqe”. Janë në fakt 50 departamente që korrespondojnë me pjesën më të madhe të territorit kombëtar trans alpin, që kanë deklaruar “zona me aktivitet të lartë të virusit”.

Kjo ka bërë që prefektët të adoptojnë masa shtesë për të bllokuar avancimin e koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *