• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Rama është trembur, po ndryshon rregullat para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka folur për mosmarrëveshjet me mazhorancën për hapjen e listave lidhur me reformën zgjedhore. Ai deklaroi se Opozita e Bashkuar nuk ka pse të propozojë një draft për kandidatët për deputetë por i qëndrojnë marrëveshjes në fuqi.

“Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi. Ka rënë teza tjetër e Edi Ramës. A mund t’i ndryshohen rregullat kundërshtarit se ti ke letrat në dorë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve. Ne jemi përpara ndryshimeve të rregullave kur ODIHR thotë që mos guxoni ta bëni. Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baras me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen. Kur ne flasim me ta për parimet e procesit zgjedhor, ne kemi të bëjmë me ata që i kanë themeluar. Ligji zgjedhor nuk është mirë që të ndërrohet shpesh” – tha Bylykbashi në emisionin “5 pyetjet” nga Babaramo në Report Tv.

Gjithashtu Bylykbashi theksoi rëndësinë e opinionit të ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve në Këshill pasi sipas tij janë çështje të rëndësishme.

“Kemi një mosdakordësi të thellë me PS. Modeli i koalicionit që kemi ne është një traditë 70-vjeçare. Reforma e 23 korrikut u mbyll me formulën e koalicioneve që kemi sot. Ndërkohë Edi Rama kërkoi ta ndryshojë. Ne kërkojë t’i drejtohemi ODIHR për një prej pikëve që nuk kemi dakordësi. Janë çështje të rëndësishme përndryshe minohet pjesa e ndershmërisë e procesit zgjedhor. Jemi përtej një viti që ODIHR dhe Venecia që tha për mbylljen e marrëveshjes. Shefi i OSBE-së, Rama nuk mund të shkelë këtë. Formula e koalicioneve bëhet fjalë për një formulë që mbron partitë e vogla. Propozimi i datës 12 qershor thuhej se ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe është hartuar nga Edi Rama. Ai do që të rikthehet tek gjëja e keqe duke thënë se do të ndryshojë” – tha Bylykbashi.



6 Comments

  1. Ketu bejeni presionin. Te fakti i te qenurit edhe kryesi e OSBE. Qe supozohet te ndikoje ne vende te tjera qe te zbatojne rregulla te drejta loje.

  2. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.

  3. Ia dhate gjitha pushtetet rames duke braktisur parlamentin dhe tani qurraviteni. Jeni lidership i dobet. Po ia dhuroni dhe mandatin e trete ediwinit, ose jeni pale me te. Turp te keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *