• |
ide | kryesore

Censusi i popullsisë, Kina fillon regjistrimet kombëtare në 1 nëntor

Lajme, Planet



Vendi me popullësinë më të madhe në botë po përgatitet të nisë censusin e shtatë kombëtar më 1 nëntor. Kina ka njoftuar se pavarësisht pandemisë, matja e të dhënave të popullsisë do të vazhdojë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua, 7 milionë punonjës që do të shpërndahen në të gjithë vendin, duke mbledhur emrat, numrat e identitetit, gjininë, detajet e martesës por edhe edukimin dhe informacionin profesionale të popullit kinez. Përveç metodave tradicionale, qytetarët do të inkurajohen të përdorin edhe telefonët celularë dhe mjetet e tjera digjitale për të deklaruar informacionet personale dhe ato të familjes.

Kina kryen censuse kombëtare çdo 10 vjet. Numërimi i fundit tregoi se popullsia ishte rritur nga 1.29 në 1.37 miliardë. Pandemia pritet të vështirësojë procesin në Kinë, veçanërisht për miliona punonjësit e censusit që do të lëvizin në vend. Sidoqoftë, shifrat e koronavirusit në Kinë kanë qenë të ulëta javët e fundit, pa infektime të reja nga qytetarët kinezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *