• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri, 150 të infektuar dhe 2 viktima

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar situatën epidemiologjike në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 809 testime nga të cilat konfirmimi pozitiv ka ardhur për 150 raste. Dy pacientë: një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra, e kanë humbur betejën me COVID-19.Vatrat kryesore të kësaj të hëne mbeten Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. 55 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, ndërsa mbeten aktivë 5176 raste.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *