• |
ide | kryesore

Del përpara Gjykatës porositësi i vrasjeve në Elbasan

Lajme, Të fundit



Lihet në arrest me burg pa afat porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej.

Ai dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik. Ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Alibej cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe si i lidhur me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *