• |
ide | kryesore

Departamenti shëndetësor kritikon ashpër Bayern e Schalke: “Afër njëri tjetrit e pa maska në tribunë!”

-Instant, Sport



Ndeshja Bayern-Schalke 04 ka tërhequr vëmendjen e tifozëve për 8-0 me të cilën bavarezët shkatërruan rivalët, por gjatë të njëjtës ndeshje shpërtheu një tjetër polemikë që krijoi një debat të fuqishëm në Gjermani. Drejtuesit e të dy klubeve janë ulur bashkë në tribunë pa mbajtur masat e distancimit social e, për ti përkeqësuar gjërat, e kanë bërë pa mbajtur maska.

Imazhi ka krijuar habi në të gjithë vendin e edhe shefi i departamentit sanitar rajonal bavarez ka dënuar sjelljen e tyre. “Do të ishte më e arsyeshme të mos uleshin bashkë, sepse kishte shumë hapësirë për këtë. Sipas rregullit, për eventet sportive në nivel kombëtar kërkohet një distancë minimale prej 1,5 metra”, ka deklaruar Melanie Huml.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *