• |
ide | kryesore

Drafti i PS/ Balla: Nuk e shpikëm ne këtë formulë, pasqyron kërkesat e të gjithëve

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në lidhje me çështjen e listave të hapura duke sqaruar se formula e propozuar prej tyre nuk është e “shpikur”, por është një model që zbatohet dhe nga shtete si Kroacia, Belgjika, Holanda, Çekia.

“Është koha ku çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët, koha kur ne bënim kode zgjedhore me shpikje alla-shqiptarçe, siç është historia e koalicioneve në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vargon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër ka mbaruar. Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë si Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika”- shprehet deputeti.

Sekretari i përgjithshëm Balla u shpreh se listat e hapura 100% janë një fakt i pakthyeshëm dhe kjo është shkruar edhe në draftin e propozuar nga qeveria.

“Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve. PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri”-ka theksuar Balla.

Sipas Ballës, çështje është e hapur dhe se PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime.Më tej ai garantoi se diskutimet do të vijojnë por drafti i PS, sipas tij, është i vetmi që garanton barazinë gjinore dhe është parë nga të gjitha këndvështrimet. Duke u ndalur te propozimi i bërë nga deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, Balla tha se propozimi i bërë nga socialistët është më i drejtë pasi reflekton të gjitha kërkesat e palëve.



6 Comments

  1. Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat. Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka. Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

  2. Ne rastin me te mire je komplet idiot Mau i vogel!Ne rastin tjeter je thjesht nje mekembes i krimit dhe bandave kriminale ne kete vend qe e keni katandisur ne kete fare derexheje !
    O pleh njeri,si jane listat e hapura kur ai qe merr me shume vota nga qytetaret nuk behet deputet ?!
    Ke genjen ti maskara,ato llagjet a gishtjashtet e kaçubeve te librazhdit qe ua merr voten me 500 leke te reja !!!!????
    O Sanço i vogel,genjeni ata qe kane qejf te genjehen,si puna e bibes rudina hajkari e shefes se saj,zhelefina topalli(dizenjatorja)se te tjeret nuk i hane dot keto monstruozitete!
    Ju te shpifeni more plehra,edhe genjeni,edhe talleni edhe na e thoni pa piken e cipes eshte keshtu se duam ne !!!!!????
    Formula juaj eshte 100% e mbyllur o maskara i pandreqshem !Aspak e hapur dhe tallese me intelektin e atyre robve qe kane dy pare mend ne koke e nuk shesin asgje nga familja,as nga dinjiteti i tyre,per asgje !
    Keni dale ne treg e po ofroni plaçke per te ndenjur edhe me ne pushtet, e shkerrmoqur me shume se cfare bete ne 8 vite,po s’ju vjen rende nga pasqyra qe ua nxjerr surratin kur jeni para saj,per çfare e doni me pushtetin o hajduter,o ndyresira te neveritshme,per çfare doni qe 90 % e shqiptareve te perfundojne ne koshat e plehrave,duke rremuar per kafshaten e bukes ?!
    Boll,qenije te pista,boll !Koalicionet,varg 45 parti u sollen ne pushtet,tani nuk u duhen me se jeni vetem,nuk u do njeri fare,i mbyllni listat se fjala bie :Di kush t’me thote mua cili rob ne kete bote do ta votonte nje trafikant e mik familje me nje boss krimi si ti ?!Asnje,asnje nga ju nuk u voton kush!?
    Do dilni me 30 deputete,mbase dhe me pak !Nena do u punohet pafund!

  3. Nuk ka per te qene kurre me keq ai vend sesa sot kur ka ngel ne dore te nje injoranti nga Librazhdi si ky kokkatrori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *