• |
ide | kryesore

Edhe Roza Lati kritika për “Arkiva Shqip”: Parazita gjakpirës

-Instant, Paparazzi, Slider



Disa ditë më parë, Albërije Hadërgjonaj njoftoi se kishte ndërprerë kontratën e saj me kompaninë që i menaxhonte kanalin e saj në YouTube, “Arkiva Shqip”, me pretendimin se po përfitonin nga puna e saj. Këngëtarja bëri të ditur se ka kontaktuar edhe avokatin e saj në SHBA për t’u marrë me çështjen, duke shpjeguar se në momentin që nuk ka dashur të bashkëpunojë më me këtë kompani, kjo e fundit ka dashur t’i fshijë të gjithë historikun e karrierës.

“Kam mbyllur çdo bashkëpunim me ju dhe shpresoj te gjithë të ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo është gjuha dhe mënyra si i trajtoni artistet. TURP Jam e bindur qe @acromaxmediagmbh Po ta di çfarë mashtrimesh bëni ju kish me ju zhduk… Nejse …. Punë qe rregullohet por jetën time ju nuk keni të drejt ta fshini!!!!”.- shkruante Albërija e revoltuar në rrjete sociale.

Një situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe moderatores Roza Lati dhe ajo s’ka vonuar të ngrejë zërin e saj në rrjete sociale.Roza bën të ditur se një video e saj gjatë një interviste në “Abc News” është bllokuar nga “Arkiva Shqip”.Ajo ka reaguar ashpër ndaj kompanisë muzikore, duke treguar se ende po pret përgjigjen e email-it në të cilin është ankuar tek ta.

“Mesa duket arkiva është bërë xheloze që kam 342 komente aty dhe duan që të gjithë atë vëmendje dhe ato klikime që pata unë te ajo video në instagramin tim, me fytyrën time, i duan t’i orientojnë njerëzit në kanalin e Youtubit që të marrin lekë arkiva. Ligjërisht kur “Abc News” iu thotë lirojeni videon e Rozën sepse ka të drejtën nga ne dhe ata nuk po e lirojnë, kam përshtypjen se nuk po e lirojnë prej inati. Arkiva boll zutë dhjamë me b*thën tuaj ulur në karrige, duke përfituar fitime monetare nga gjithë njerëzit e tjerë! Boll na pitë gjakun! Më vjen keq që qëndroni kaq kokëfortë dhe nuk lironi këtë video, ku unë kam folur për bullizmin dhe për historinë time. Videoja pati aq impakt. Unë kam çuar dhe ankesë duke thënë të lirojnë videon sepse unë nuk kam kontratë as me “Abc News”. Intervistat e mia, aty ku dal unë, mund t’i postoj në Instagram. I them bravo Albërije Hadërgjonajt, sepse kështu e meritojnë. Ja, jam dhe unë e pakënaqur nga Arkiva Shqip!”, është shprehur moderatorja.

Gjithashtu, krahas postimit të saj ajo shkroi:

“S’ka faj @alberije_hadergjonaj qe ju degjeneroi publikisht. S’keni guxuar as te me pergjigjeni ne email. Parazita gjakpires.”



2 Comments

  1. UNe kur hap syte ne mengjes, bej shurren, laj veshet dhe shoh cfare na sugjeron per diten Alberija dhe kjo ameba tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *