• |
ide | kryesore

Enigma e armëve të Fjolla Morinës, çfarë fsheh këngëtarja

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka dyshime të forta rreth shpjegimeve që Fjolla Morina ka dhënë para oficerëve të policisë, se përse ajo po udhëtonte me armë zjarri drejt Shqipërisë.

Gjithçka do të niste mesnatën e 19 shtatorit, kur këngëtares kosovare do ti bëhej një kontroll në doganë të Morinës. Kontroll që do të prodhonte një lajm të pazakontë për femrat e shoubizit shqiptar.

Policia i kapi në çantën e dorës një pistoletë ‘Zoraki’ me 3 fishekë në karikator dhe 20 të tjerë në xhepin e pasëm të sediljes. Pas këtij zbulimi, të gjithë makinës iu bë një kontroll fizik, ku në bagazh policia i gjeti edhe një pistoletë tip ‘Walther’, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak.

Fjolla do të duhej të jepte shpjegim për situatën ku ishte zënë. E pikërisht para oficerëve të policisë ajo jep një deklaratë që në pamje të parë duket se më shumë turbullon se sqaron këtë ngjarje.

Dëshmia e Fjolla Morinës 

Fjolla do të tregonte për autoritetet dinamikën e udhëtimit drejt Tiranës, kush e shoqëronte dhe më e rëndësishmja, arsyen pse ajo kishte armë zjarri me vete.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,” – ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Kjo dëshmi ngre së paku tre pikëpyetje mbi ngjarjen.

Së pari, përse Fjolla nxitohet të shpjegojë se kush janë dy burrat që e shoqëronin në makinë, duke lënë të kuptohet se ata nuk kishin dijeni dhe duke e marrë vetë fajin përsipër?

Së dyti, pse Fjolla thotë se armën e kishte harruar në çantë, me argumentin se ka disa çanta. Nesë armën realisht e kishte harruar në çantë, po fishekët e gjetur në sediljen e pasme të makinës pse ishin aty?

Dhe çka e bën edhe më enigmatike deklaratën e Fjollës është origjina e armës, sipas fjalëve të saj. Kush është ky mik i Fjollës që ia ka dhuruar armën, e që tashmë nuk jeton më?

Kjo ngjarje është sa e paprecedentë, aq edhe interesante. Dhe të tillë e bën edhe profili i njerëzve që e shoqëronin Fjolla Morinën.

I pasi ishte shoferi i saj Fitim Muji. Tjetri, një biznesmen mik i quajtur Fisnik Syla, pronar i pesë hoteleve në qytetin ‘Sint-Niklas’ të Belgjikës dhe president i ‘F.C. Gera-Waasland’. Të tre janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Dëshmia e dy shoqëruesve 

Fisnik Syla dhe Fitim Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy burrave të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Pavarësisht bujës që lidhet me arrestimin e një ‘VIP’-i dhe armët e zjarrit të përfshira, nuanca rozë që i jep ky trajtim mediatik ngjarjes nuk e bën atë aspak më të lehtë se ç’është. Lapsi.al shpjegon më poshtë se si mund të rrjedhë kjo ngjarje në një prizëm më serioz.

Burg për Fjollën? 

Ylli i hiteve me konotacion seksual, si kënga ‘Trileqe’, do të dalë të martën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ që do të kërkojë prokuroria.

Bazuar mbi situatën ku është kapur këngëtarja kosovare, Lapsi.al sjell nenin 278 të Kodit Penal, që pritet të rëndojë mbi Fjollën.

“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.” – thuhet mes të tjerash në nenin 278, për ‘Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit’.

Mbetet për tu parë nesë autorja e frazës së famshme “don me ta thy” do të dënohet 3 deri në 7 vite burg. Por nëse ajo gjykohet si fajtore, duket se çfarë i ngel për të thyer Fjollës do të jenë vetëm hekurat e qelisë së burgut. ©LAPSI.AL 



15 Comments

  1. Prokuror, a don me ta thy’?

    Problemi i ketyre bushtrave qe s’kane asnje lidhje me artin e muziken eshte se perdoren nga trafikantet e armeve per te futur pistoleta, por edhe droga.

    Natyrisht qe viktima jane.

    1. Car je duke then mor???
      Nuk behet trafik armesh vetem me 1 pistolete.
      Zoraki 9mm eshte nje arme shume e lire, dhe eshte e vogel, perdoret kryesisht per vetmbrojtje, jo per sulm.
      Jo per te mbrojt kte tipen, por me gjith kto gjera qe po ndodhin ne Shqiperi, duhet nje arme per vetembrojtje.

      1. O Aso a je mire mer plak?? Fjollen nuk e qi njeri me zor po men nga 2000 deri ne 5000 Euro per nje nate ( se per te knu dihet qe s’kno ) kshu qe Fjolla ska nga kush mbrohet qe te maje pistolete me vete. Me llogjiken tate prej (rrote kari) i bje qe nese Fjolla nuk denohet te gjithe ata qe jane denu deri sot per armembajtje pa leje te shkojne ne apel dhe te kerkojne lirimin me arsyen qe : “nuk e dinin qe e kishin pistoleten me vete”

  2. Jane bere shume si puna e kesaj qe perdoren nga krimi i organizuar. Pse nuk i hetojne pasurine te gjithave dhe kush ia u dhuron makinat e pronat e shtrenjta.

  3. Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat. Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka. Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

  4. Tani shteti duhet te tregohet serioz dhe ta denon kete femer per vepren e shkaktuar. Pervec ketij neni qe permendet ajo ka kryer edhe vepren penale tjeter qe eshte bartja e armeve dhe municionit ne territorin shqiptar. Kjo te pakten duhet denuar 10 vite burg.

  5. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

  6. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.
    O vlonjati nga dukati qenke lumturuar nga qirja qe i bere vajzes mamit motres,porosise e salihut mos e harro green tjeter mer me vete dhe shpellkaret e pd qe ti qini me fort femrat e shtepise o vlonjat nga dukati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *