• |
ide | kryesore

Eurostat: Tirana nga qytetet me ajrin më të ndotur të Europës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Tirana u rendit ndër vendet me ndotjen më të lartë ajrit në Europë më 2017 sipas të dhënave të Eurostat, në librin rajonal vjetor publikuar së fundmi.


Siç shihet edhe në hartën bashkëngjitur ajri i Tiranës është me i ndotur se norma e BE 25 25 μg / m³ për grimcat e imëta.


Rajonet me ajrin më të ndotur në Europë gjenden në Ballkan, në Italinë veriore.

Ajri i ndotur ka potencial të dëmtojë shëndetin e njeriutdhe mjedisit. Grimcat me përmbajtje, azotidioksidi dhe ozoni në nivelin e tokës paraqesin rreziqe të mëdha shëndetësore.

Eurostat analizon se ekspozimet afatgjata në ambiente që kanë ndotje të madhe shoqërohet, ndër të tjera me ndikime, në sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes ose një rritje e incidencës së kancerit.

Harta bashkëngjitur paraqet informacion për rajonet e Europës në lidhje me nivelet mesatare të përqendrimit të grimcave (PM2.5 – grimca me diametër 2.5mikrometra ose më pak) ndaj të cilave ekspozohet popullata.

BE vendosi një kufi vjetor prej 25 μg / m³ për grimcat e imëta, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) vendosi një udhëzim më të rreptë, por jo-detyrues, ku përqendrimet mesatare vjetore nuk duhettejkalojnë 10 μg / m³ për të mbrojtur shëndetin e njeriut. PM2.5 konsiderohet nga OBSH si ndotësi me ndikimin më të lartë në shëndetin e njeriut.

Megjithëse cilësia e ajrit në BE përgjithësisht është përmirësuarnë dekadat e fundit, disa popullsi urbane kanë mbetur të ekspozuara ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve të ajrit, si rezultat i aktiviteteve industriale dhe të transportit.

Eurostat vë në dukje se ekspozimet më të larta të popullsisë ishinpërgjithësisht të regjistruara në rajone kryesisht urbanetë vendosura në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kroaci, Itali dhe Poloni).

Toka është një burim jetësor që mbështet prodhimin e ushqimit, ndërsa ndihmon në rregullimin e cilësisë së ujit dheluan një rol në larminë e specieve. Eurostat zbulon se ka një konkurrencë në rritje për burimet e fundme të tokës, e cila ka rezultuar me rritje në shumicën e shteteve.

Gjithashtu është rritur përdorimi I tokës për zhvillime urbane ose industrial si dhe infrastrukturën përkatëse. Këto ndryshime kanë implikime potenciale për funksionet e tokës (përfshirë depozitimin e karbonit).

5 Comments

  1. Tirona quhet tani Ura vajgurore. Jepini nje cmim si qyteti me i paster ne univers.
    Gjobat vu, ashtu bazhdo o kellira e bashkise bashke me qelbesirat e qelbistanit

  2. Kaloi një çerek shekulli (25 vite) nga nata e 21 shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e falsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra.

    Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIK-un famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

    Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga çdo funksion.

  3. Po sdo ment.E shkërdheu ps .Gjithë ajo çndodhi në 97 përse u bë.Si do pasuroheshin ish komunistët.Me paranë e pistë ndërtuan dhe shkatëruan jo vetëm Tiranën por gjithë Shqipërinë.Vetëm në ato periudha ku ps ishte në pushtet u bënë.

  4. PA PYESNI LALI KURVEN ÇA THOTE? ZDROMSI THOTE SE TIRANA ESHTE QYTETI ME PAK I NDOTUR NE EVROPE . KUR ME QYTETET INDIANE JEMI MAJE ME MAJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu