• |
ide | kryesore

Fatura e lartë e koncesioneve, PPP-të i kushtojnë buxhetit të shtetit 137 mln dollarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koncesionet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit vitin e kaluar 13,7 miliardë lekë ose rreth 137 milionë dollarë. Në raportin e buxhetit faktik 2019, dorëzuar në Kuvend nga Ministria e Financave, theksohet se nga 14 kontrata koncesionare me partneritet publik privat, me mbështetje buxhetore u bënë pagesa për një periudhë 12-mujore për 10 prej tyre, ndërsa për 4 kontrata nuk u krye asnjë pagesë.

Tabela e detajuar tregon se projektet e financuara janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, rruga e Arbrit, rruga Milot-Morinë, shërbimi i skanimit në dogana, check up, dizifektimi i sallave kirurgjikale dhe ofrimi i shërbimit të dializës. Ndërsa projektet që nuk u financuan, pasi u mor vendimi nga qeveria për shtyrjen e tyre janë porti i jahteve Orikum -Dukat, rruga Milot-Balldren, ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore dhe ndërtimi i shkollave të arsimit parauniversitar në bashkinë e Tiranës.

Sipas një rregulli buxhetor të vendosur nga parlamenti, shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen për kontratat koncensionare nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Ministria e Financave vlerëson se për vitin 2019 ky rregull është respektuar, pasi pagesat e bëra nga buxheti në shumën e 13.7 miliardë lekëve janë në nivelin e 3.27% të të ardhurave.

Gjithsesi, këto pagesa në vlerën e rreth 137 milionë dollarëve mbeten ende të larta për një buxhet si ai i Shqipërisë, që vitin e kaluar u godit jo pak nga tërmetet dhe kur më herët ka shënuar një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave./ A2 CNN



1 Comment

  1. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *