• |
ide | kryesore

Fushata për 25 Prillin/ A po tregohet i sinqertë Erion Veliaj me Edi Ramën

-Instant, Kryesore, Lajme, Të fundit

Vënia e Bashkisë së Tiranës në dispozicion të fushatës së Partisë Socialiste për 25 Prillin do të ishte një devijim institucional aspak për t’u lavdëruar, tipik për tranzicionin shqiptar, por sërish nuk do të habiste askënd, pasi përdorimi i administratës nga forca politike në pushtet, ndodh këtu e 30 vjet.


Por pavarësisht traditës negative të abuzimit, fenomeni mbetet i dënueshëm dhe nuk pranohet kurrë hapur.


Ndaj, ka habitur një lajm që u servir vetë në media nga zyra e Bashkisë së Tiranës, ku renditen 20 emra drejtorësh që ikin e vijnë nga institucionet e pushtetit lokal, sepse do të angazhoheshin në fushatë. Më herët, lëvizje të tilla janë kaluar në heshtje nga Bashkia e Tiranës, që njihet për kontrollin në imtësi të informacionit, që rrjedh në media.

Zyra e shtypit e Bashkisë, jo vetëm e shpërndau lajmin, por edhe e specifikoi se lëvizjet në këto 16 institucione bëhen për shkak të angazhimit të këtyre drejtorëve në fushatën elektorale. Pra Veliaj, pranon se ka sakrifikuar resurset dhe stafin e Bashkisë së Tiranës, për të cilën ka një angazhim para qytetarëve dhe këtë e ka bërë për hir të interesave të Partisë Socialiste dhe detyrave që i ngarkon Edi Rama.

Mesazhi nuk është një rastësi, e për më tepër, nuk është një gafë e Veliajt.

I pashqetësuar për efektin negativ që krijon tek qytetarët e Tiranës braktisja e detyrës nga drejtorët e bashkisë,, Erion Veliaj tenton ta përçojë mesazhin në veshët e një njeriu më të rëndësishëm për të, se sa të gjithë qytetarët e Tiranës, dhe ky është Edi Rama.

Nga lëvizja në 16 drejtori, duket sikur Veliaj nuk po kursen asgjë për arritjen e mandatit të tretë të PS, dhe se ai vetë është pa asnjë diskutim, i angazhuar 100% në fushatën e PS-së.

Fakti që Erion Veliaj po angazhohet në fushatë me të gjitha kapacitetet është një fabul që nuk duhet të çalojë në asnjë element të saj.

Edi Rama i ka besuar Veliajt zonën më të madhe elektorale në vend. Ndërkohë po shtohen zërat që e projektojnë kryebashkiakun si pasardhës në Partinë Socialiste dhe ideja mund të jetë e bukur, por e rrezikshme për Veliajn.

Pikërisht për këtë ai nuk ndalet së dhëni garanci për bindjen absolute ndaj shefit herë duke e mbuluar me laved, herë duke iu shfaqur mirënjohës, herë i përulur, e madje edhe servil, me synimin e vetëm për të mos e ngacmuar asnjë grimë, qoftë edhe rastësisht paranojën e shefit.

Sepse paranoja e Ramës mund të ngjallë dyshimet, se duke synuar ta përshpejtojë procesin e ardhjes në krye të PS, për Veliajn është më mirë të mos angazhohet me të gjitha resurset në fushatën e 25 Prillit.

Por a po ndodh vërtet kështu? Kjo mbetet për t’u parë, por në realitet, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në levizjet e Bashkisë, që u reklamuan me bujë sot në media.

Nga lëvizjet, bie në sy largimi nga Bashkia i dhëndërit të Fatmir Xhafajt, Dition Baboçit, një emër që prej vitesh ka qenë pranë Veliaj duke drejtuar një institucion të rëndësishëm, siç ishte Drejtoria e Urbanistikës apo lëvizje të drejtorëve të tjerë, siç është lëvizja e Rigels Ballës, dhëndërit të pronarit të Focus Group Irfan Hysenbelliut apo lëvizja e Redi Mollës, që nga Drejtor i Ujësjellësit është katapultuar në shportën e bollshme të projektit të rindërtimit të Tiranës.

Emërimet dhe shkarkimet nuk kanë asgjë të jashtëzakonshme në vetvete dhe mund të shërbejnë më shumë për menaxhimin më të lehtë të punëve të Bashkisë nga Veliaj, sesa të jenë një vlerë e shtuar në fushatën e Partisë Socialiste të Tiranës.

Pikërisht për këtë, shpërndarja me bujë e lajmit se drejtorët e Bashkisë tani na shkuakan atje ku ka më shumë nevojë partia, duket më shumë një përpjekje për t’i hedhur hi syve, se sa një angazhim real për fushatën e partisë.

PREZANTOHET PARKU OLIMPIK – Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK – Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.

Lista e drejtorëve të ri të Bashkisë së Tiranës

Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj – emerohet ne drejtorinë e Inovacionit

14 Comments

  1. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.
    I

  2. KY SEKTI I KEQ NUK KA BERE NDONJE MATJE TE AUJRIT NE TIRAN SEPSE GJATE MBYLLJES EPIDEMIKE NA PATI CA K… ME REVESTA E GAZETA TE PAGUARA MIRE NGA TAKSAT E QYTETARVE QE BENIN MATJE DHE AIJRI DILTE ME I PASTERI NE EUROP PO GRISELDEN SI E KA PO NENEN QE I BENE DASMEN SI E KA PO ATE QE RAMA I THOSHTE KURVE SI E KA PO FIQ KA SHITUR KY SEKTI KEQ ANTI FAMILJE-NJERZUM.

  3. Sinqeriteti eshte Molle e ndaluar per lalke Erionken.
    Kur ka qene i sinqerte Erionka?
    Kur beri “me barre” Griselden e Artur Roshit Kavajes?
    Kur tha se beri 2 dasma me nga 600 te fruar “me pensionin e mamkes”?
    Kur the se ka shitur fiq, apo…kur se funmi pretendoi dhe infektim nga Covid-19?
    Lalke Erionka nuk e njeh sinqeritetin ku bie, por per kete gje hakun vence ja merr e shoqja, Ajola…

  4. Lexoni emrat e drejtoreve ,midis tyre eshte Spiro Koleka, tani pritet te emerohet dhe Enver Hoxha, Pali Miska etj. Kjo quhet Ringjallje jo Rilindje mos gaboj.

  5. Te jemi realiste me ndonje perjashtim te rralle edhe kur te vije Luluxim Basha prape keto emra do jene si ne bashki si ne qeveri sepse jane ose familja ose njerezit e besuar te elites se krijuar keto 30 vjet qe rendom i quajme oligarke
    Pranoj verejtjen e parafolesit me siguri ne vend te Spiro Kolekes Lul Basha do caktoje Arkimed Lushen ose ndonje nga cunat e Azem Hajdarit.

  6. Drejtoret e Bashkise Tirane kane statusin e nepunesit civil prandaj e kane ligjerisht te ndaluar te marrin pjese ne fushate apo aktivitete partiake.

  7. Po c’sinqeritet nga ErVelia kerkoni?
    ndonje te vertete nga ky ju kujtoni?
    as nuk di te qesh, por vec zgerdhihet,
    dite e nate ne TV porsi kllouni shihet,
    ja pse thone anembane nga Shqiperia
    kur zgerdhihet dikush – Qesh si Velia!

  8. Ne 30 vjet vetem nje njeri ka vjedhur zgjedhjet ne shqiperi,1996,2009,2011 dhe ky quhet salih karaxhic berisha kryetari i klanit famekeq shqiptar-serbo malazez-kosova i quajtur Trusti i Geshtenjave qe shkatarruan vodhen pronen publike,vrasjet politike,veprimtaria ne drograt heroine kokaine canabis simboli i tyre Lazarati,thyerja e embargos duke derguar nafte e arme ne serbi,piramidat ku i vodhen ketij populli parane e gjakut te tyre,grushti i shtetit 1998 mbas vrasjes se Azemit nga ky Klan,te gjitha te dokumentuara,gerdeci dhe 21janari ku u vrane mbi 30 qytetar u plagosen 370 te tjere,prandaj o shpellkare mediatike beni nje analize ketyre pastaj vazhdoni te hani supen e salihut te qete

  9. Ky Kopjaci i Mender Bazes i ores 18:15 edhe kur shkrimi eshte per Veline dhe Ramen, sjell kopjet nga Menderi te TemA per Sali Berishen. Ashtu si Menderit edhe ketij kurves kopjacit te tij i ka mbetur ne bythe e ne goje kari Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu