• |
ide | kryesore

Gjirokastër/ Gjimnazisti rezulton pozitiv me COVID-19, reagon shkolla: U infektua nga nëna e tij

Lajme, Të fundit



Ndërsa një gjimnazist ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në një prej shkollave të mesme në Gjirokastër, ka ardhur edhe reagimi nga ky institucion.

Në klasën ku studionte 16-vjeçari janë kryer testet për nxënësit dhe mësuesit që jepnin mësim aty.

Shkolla “Siri Shapllo” ka njoftuar se nxënësi është infektuar prej nënës së tij, e cila punon në një fasoneri ku ka patur disa persona të prekur nga COVID-19.

“Mjedisi fizik i klases u mbyll, u dezinfektua dhe per 3 dite nuk do te hyhet brenda tij.
Ne po ndjekim me rigorozitet zbatimin e protokollit shendetesor, dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem dhe te panderprere me prinderit, dhe institucionet pergjegjese per ruajtjen e shendetit te nxenesve dhe mesuesve. ky eshte prioriteti yne.
Cdo veprim i yni, eshte rigorozisht konform protokollit shendetesor. Ne shprehim falenderimin per nxenesit tane te cilet jane shume bashkepunues, mirekuptues ne kete situate”, shkruhet në njoftimin e shkollës “Siri Shapllo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *