• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë ruse shpall të paligjshme partinë e kryeopozitarit të helmuar, Alexei Navalny

Lajme, Planet



Gjykata e Lartë ruse ka shpallur të paligjshme partinë “Rusia e Ardhshme”, e themeluar nga kryeopozitari Alexei Navalny. Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë mohoi regjistrimin e partisë, duke e justifikuar vendimin me faktin se ky emër ishte përdorur tashmë nga një organ tjetër politik.

Që nga viti 2012, Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij janë përpjekur të regjistrojnë partinë me emra të ndryshëm (Aleanca Popullore, Partia e Progresit dhe Rusia e Ardhshme) por Ministria e Drejtësisë u ka mohuar atyre regjistrimin çdo herë.

Navalny, për momentin ndodhet i shtruar në një spital në Gjermani pasi u helmua në një fluturim nga Siberia për në Moskë më 20 gusht dhe më vonë u dërguar në Gjermani për trajtim, me kërkesë të gruas së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *