• |
ide | kryesore

Grenell në Kosovë, nis takimi me kryeministrin Hoti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit Avdullah Hoti me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.


Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.


Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

Ndërkaq, kryeministri Hoti më herët ka thënë se vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë – SHBA.

“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA”, kishte shkruar Hoti në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu