• |
ide | kryesore

Juventus ndryshon objektiv: akord me Morata e menaxherin e tij

-Instant, Sport



Juventus e ka bërë zgjedhjen e tij për sulmuesin që do ti dhurojë Antonio Contes: bëhet fjalë për Alvaro Morata. Situata e bllokuar për Dzeko – që lidhet nga transferimin e Milik nga Napoli tek Roma – ka bindur drejtuesit bardhezinj të përshpejtojnë kontaktet me Atletico Madrid për sulmuesin spanjoll. Është arritur akordi me menaxherin e Moratas, Juanma Lopez, për kontratën: gati një pesë vjecare. Colchoneros, që kanë një akord me Luis Suarez në dalje nga Barcellona, janë të gatshëm ta lënë lojtarin të largohet edhe në huazim me të drejtën e blerjes (flitet për 10 milionë euro plus 45). Morata, që ka luajtur tek Juve nga 2014 tek 2016, e dëshiron rikthimin tek bardhezinjtë.

Juventus nuk do të priste Dzekon, por do të shihte vërdallë, e pranoi vetë Chief Football Officer Fabio Paratici para debutimit në kampionat kundër Sampdorias: “Ka një situatë sulmuesish për Juventus. Merkato është ende e gjatë, mungojnë ende 15 ditë. Ka të tjera situata që po i ndjekim, nuk është vetëm Dzeko”. Për sulmuesin boshnjak është gati një dyvjecare prej 7,5 milionë euro në sezon e, për ta zhbllokuar situatën, Juve është e gatshme ta rrisë ofertën për Romën deri në 17 milionë euro.

Por vështirësitë e kalimit të Milik tek verdhekuqtë për cështje që lidhen me formula ekonomike e burokratike, mes sulmuesit polak e Napolit, mbajnë pezull operacionin (e për mbylljen ka një lloj pesimizmi, me klubin e Friedkin që po sheh për profile të tjerë lojtarësh). Atëherë emri i Morata kthehet në plan të parë. Juve nuk dëshiron të kapet e papërgatitur e Pirlo pret sulmuesin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *