• |
ide | kryesore

Klubet nuk tërhiqen nga kërkesat: “Bojkoti? Sigurisht që vazhdon”

-Instant, Sport



Në kohën kur u mendua se llogoret mund të shpërbëheshin dhe të gjendej një rrugë bashkëpunimi për ta kthyer futbollin në fushat e lojës, jo thjesht për një dalje sa për të dhënë mesazhin e për tu kthyer në dhomat e zhveshjes, gjërat kanë mbetur të pandryshuara, të paktën për momentin. Fjalët e artikuluara nga presidenti i Ligës Edvin Libohova bllokojnë futbollin akoma, duke e lënë zgjidhjen të duket akoma larg…

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne. Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *