• |
ide | kryesore

Kosovë/ 79 raste të reja me Covid-19 dhe 2 viktima

Lajme, Të fundit



Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të mbetet e qëndrueshme.Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%. Gjatë dy javëve të shkuara, Kosova ka reflektuar një rënie të dukshme të numrit të rasteve me 44%.

Në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra, prej të cilave kanë rezultuar 79 raste pozitive. 2 persona: një nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe një rast nga Spitali rajonal Pejë, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin. Numri total i rasteve pozitive është 15.142 nga të cilët 615 kanë humbur jetën.  104 pacientë janë shëruar ndërsa mbeten aktivë 1.853 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *