• |
ide | kryesore

Lubonja: Listat e hapura janë një mashtrim i hapur, kryetari i partisë s’do të heqë dorë nga pushteti i tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për News 24. Në lidhje me çështjen e listave, ai vlerësoi se listat e hapura është një mashtrim i madh, duke shtuar se është po ashtu truk për të zhdukur koalicionet.

“Kjo manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura, për mendimin tim, tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet para-zgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota sesa në këtë mënyrë. Argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet.

Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por të kryetarit. Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita. Listat e hapura është mashtrim i hapur”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja tha se opozita jashtë-parlamentare, përpos denoncimeve dhe demaskimeve, duhet të bëjë më shumë aksione për të qenë në terren, më pranë popullit.



5 Comments

  1. Edhe ti And Bushati, si Fatos Lubonja di perfundosh , analist leshi e psikopati ai , analist leshi e persheshi ti , por qe edhe ti psikopat si ai do bohesh.

  2. Ti ke vajte per lesh o Tosi, thone qe ne burge nuk shaje Enver Hoxhen dhe sistemin por shaje Todi Lubonjen se sipas teje ai ishte fajtori qe ishe ne burge jo partia, aq i lige je ti , te ka lene burgu me difekte e ta ka fajin Rama,

  3. Ca shkolle duhet mbaruar qe te behesh “analist”.
    Tosi i pashkolle – analist
    Bushati qe ka mbaru per italisht dhe nuk di me shkrujt shqip – analist
    Shkullaki talibani me shkolle gazetarije – analist.

    te gjithe rrk qe si ka thone njeri puna e mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *