• |
ide | kryesore

LVV kundër deklaratave të Trumpit: Nuk vendosi paqen mes Kosovës e Serbisë

Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili në një takim elektoral foli për “ndaljen e vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës për shekuj me radhë. LVV thotë se besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabuar, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviccit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës.

“Ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua ‘prej qytetarëve’, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese. Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, ‘Kosova – Një histori e shkurtër’, i cili tash e dy dekada është bërë lekture për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë”, thuhet në një deklaratë.

Lëvizja thekson se ky komunikim vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të mirëarmatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe vazhdimisht blen armë prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë europian që blen sisteme armatimi prej Kinës.

“Kosova, e cila ka partner të vetëm gjeopolitik perëndimin, ShBA e NATO, ka një ushtri minimale, nuk ka as armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm. Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën”- shkruhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.



4 Comments

  1. Kjo deklarate e Trampit,trgon shume qarte,se kush e drejton shtetin Amerikan.Ky,edhe ne hene ,sikur te jetonte,duhet ta kish marre vesh,se cfare eshte bere ne Kosove,dhe qe prej vitit 1999,cfare beet deri me sot,Nuk ja ka idene fare,por as keshilltaret e tij,nuk i ka me ne terezi,se te pakten,njeri do te dilte e t’ja kujtonte se cfare po fliste.Edhe Rama jone,genjen perdite,por genjeshtrat e tij tregojne se e din se cfare ka bere,dhe perpiqet ,t’i mbuloje me genjeshtra.Ndersa ky amerikani,gjithmone,ja fut ,si kau-peles.

  2. Kjo deklarate e Presidentit Amerikan,po na tregon qarte,se ne Washington,nuk eshte bere asnje marreveshje,ne mes Kosoves dhe Serbise,por kane firmosur,seili ne hesap te vet,cfare i eshte vene perpara nga froci Grenell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *