• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/Rrëmbehet i vdekuri nga spitali, dyshohej me Covid-19

Lajme, Të fundit



8%  e të testuarve në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitë me Covid-19. Në 24 orët e fundit shteti fqinj ka kryer 552 teste dhe 45 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. 7 pacientë kanë ndërruar jetë ndërsa janë shëruar 86 persona.

Në një spital të Maqedonisë së Veriut është rrëmbyer një i vdekur nga familjarët e tij, pasi që viktima ishte pranuar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe. Drejtori i spitalit në qytetin e Strumicës, Naqe Gogov, ka thënë për mediat se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjesin e kësaj të hëne, kur një grup prej 20 personave kanë arritur të futen në spital prej nga e kanë nxjerr me gjithë krevat viktimën, 49 vjeç nga Strumica. Mjekët nuk kishin arritur ta testojnë pacientin për koronavirus, por bazuar në simptomat dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, nga spitali kanë thënë se me gjasë viktima ishte i infektuar me këtë virus.



1 Comment

  1. Ca’ bdryshimi ne Europe,Amwrikes i fusin ne groppa te perbashketa se nuk i merr njeri
    Ne Ballkan i marrin me gjithe rrezikun qe Ju kanoset i varrosin vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *