• |
ide | kryesore

Masakroi fqinjin me thikë në Kavajë, arrestohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar për plagosjen e 60-vjeçarit Besnik Çelmeta në Kavajë. Autori i dyshuar është Rizan Aliu, ndërsa ngjarja u regjistrua katër ditë më parë. Aliu është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 21:00, në zonën e plazhit.

Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në lagjen ku banonin dy personat e përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa e gjithë skena e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë. Mësohet se shkak i kësaj plagosje ka qenë një konflikt banal mes dy familjeve që ishin fqinje në qytetin e Kavajës.



1 Comment

  1. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *