• |
ide | kryesore

Mbledhja e ardhshme e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do mbahet më 25 shtator në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiperi kosove.jpg

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten më 25 shtator në Shkodër.


Lajmi u bë i ditur sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.


“I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje, për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha ajo.

Krahas këtyre qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa projekt-rregullore, në mesin e të cilave edhe ajo për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

3 Comments

  1. Shume lajm interesant.Nje mbledhje qe do zhvidhehet ne mes dy qeverive te Shqiperise dhe Kosoves,ne Shkoder,mediat tona,e marrin informacionin prej Kosoves,dhe jo prej Shqiperise.

  2. O paturpësi, ku e ke skuqjen e pafytyrësisë?! Për çarë mbledhje bëhet fjalë? Për sektin e ripjerdhjes, që fut në gjyq kryeministrin e Kosovës apo për atë që shet territoret e këtij shteti për t’i bërë qejfin vëlla Vuçiçit. A mund të jetë ky një lajm? Kujt i duhet. Sa herë janë mbledhur në kohën e kryemafiozit tonë gjitholog? Çfarë është arritur? A nuk thotë burri i leshit se Erdoganin e kam më shok se Gjushin e Durrësit dhe se Rroshin e Kavajës dhe çdo lloj Frrokut?! Si mund ta besojë dikush?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu