• |
ide | kryesore

Messi përshëndet Vidal e premton: “Rrugët tona do kryqëzohen së shpejti”

-Instant, Sport



Një mesazh i ndjerë, i sinqertë, gati prekës. Pas dy vitesh së bashku tek Barcelona, Lionel Messi përshëndet Arturo Vidal në ditën e kalimit të kilenit tek Inter dhe e bën me fjalë që, mes të tjerave, mund të bëjnë që të ndizet një zë i vjetër merkato: “Të njihja vetëm sepse ishim përballur si kundërshtarë e gjithnjë më ishe dukur si fenomen” ka shkruar argjentinasi në Instagram. “Por pastaj pata fatin të të njihja personalisht e më ke surprizuar edhe më shumë. Kanë qenë dy vjet në të cilën kemi ndarë shumë gjëra e ke rënë shumë në sy. Do ti mungosh dhomave të zhveshjes Arturo. Të uroj gjithcka të mirë për këtë etapë të re në klubin tënd të ri. Rrugët tona do të kryqëzohen sërisht, jam i bindur”.

E menjëhershme përgjigja, gjithnjë në Instagram, e Vidal: “Faleminderit Leo, je një jashtëtokësor! Një krenari që kam luajtur me më të madhin e historisë e faleminderit për miqësinë tënde. Do shihemi shpejt!”.

Pas Lionel Messi, edhe Luis Suarez, protagonist tjetër i merkatos, ka përshëndetur Vidal: “Të të kisha si rival ishte e padurueshme për lojtarin e madh që je, por të të kisha si shok e mik e të të njihja si person ishte edhe më mirë. Ishte një kënaqësi të luaja me një ‘crack’ si ty. Të uroj më të mirën për këtë aventurë të re”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *